LSI denoncon blerjen e votave në Vorë. Bixha: I përfshirë edhe Saimir Tahiri

Shqipëria

LSI denoncon blerjen e votave në Vorë. Bixha: I përfshirë edhe Saimir Tahiri

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 13:48
Eriona Bixha, kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë

Eriona Bixha, kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë denoncoi sot fenomenin e blerjes së votave në bashkinë e Vorës.

Në një dalje për mediat, Bixha tha se Agim Kajmaku në bashkëpunim me Saimir Tahirin shpërndajnë çdo natë para shtëpi më shtëpi në këmbim të votës.

“Ndihem e indinjuar, e revoltuar që disa persona mendojnë që me anë të lekëve mund të blejnë votat dhe dinjitetin e banorëve të Vorës. Uragani i fitores plebishitare që LSI do të ketë në 25 qershor është kthyer në makth për disa forca politike.

Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shit-blerjes së votave në bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë ku në bashkëpunim të plotë me komisariatin e bashkisë Vorë dhe për këtë mund ta verfikoni nga tabulatet telefonike dhe në përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”, tha Bixha.

Deklarata

STOP PRESIONEVE DHE SHIT-BLERJES SE VOTAVE!

Si nje kandidate e re, realisht nuk mund te qendroj indiferente ndaj nje situate kaosi dhe presioni te vazhdueshem qe po ushtrohet banoreve te Bashkise Vore!
Ndihem e indinjuar, e revoltuar qe disa persona mendojne qe me leke mund te blejne lirine dhe dinjitetin e banoreve te Vores dhe ne menyre te vecante te te rinjve aty!
Uragani i fitores plebishitare qe LSI do te kete ne 25 qershor eshte kthyer ne mankth per disa forca politike.

Dua publikisht te denoncoj "Drejtuesin" e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip "Volkswagen" te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi!
2 niperit e tij Edi Kajmaku ( drejtor i ujesjellesit ne kombinat), i cili leviz me nje makine Benz c class me targa AA988OD dhe Ladi Kajmaku jane njerezit me te besur te cilet pergatitin terrenin dhe ben presione lart e poshte neper zone.
Keta ishin disa nga emrat qe mbulojne zonen e Prezes, Mucaj dhe Marqinetit.

Nderkohe, shtetasi Rexhep Shehi i cili leviz me mjetin benc c class me targa AA 689 GM dhe shtetasi Ledio Sorra I cili leviz me mjeton Peugot me targa AA 023AV mbulojne shit-blerejn e votave ne zonen e Picarit dhe Gjokaj. Gjithashtu, edhe Berxulli ka perfaqesuesin e tij ne kete mireorganizim I cili eshte shtetasi Dritan Stoka, punonjes I Aluiznit.
Ketu, dua ti terheq vemendje drejtorit te Aluiznit per shmangjen e shperndarjes se legalizimeve per qellime elektorale. Legalizime te cilat kane perfunduar procedurat ligjore muaj me pare shperndahen sot per efekt blereje votash.

Dua ti bej thirrje publike Policise se Shtetit ( edhe pse sot jam e bindur qe makinat e personave ne fjale mund te kene ndryshuar sic do dite) te marr masat e nevojshme, per ti thene stop ketij fenomeni te turpshem, te pa skrupullt dhe shkaterrues per banoret e nderuar te Bashkise Vore. 

Jemi ne dijeni te plote edhe te skenareve qe po pergatiten per aktiviste te LSI ne Vore, nga Ish- drejtues te larte te Policise, ne kujdesjen e vecante te Ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri te cilet kurrsesi me mashtrimet, me arrogancen dhe babezine e tyre nuk mund te blejne votat e vajzave, nenave, te te rinjve te mrekullueshem dhe banoreve te Vores. 
Vora e di qe shansi i saj per te "thyer" njehere e pergjithmone kete fenomen te tmerrshem, si dhe per ti dhene vetes shanse per jetese me te mire, pune te mirepaguara dhe mireqenie me te larte eshte te votoj nr. 1!

Lerini njerezit te votojne te lire, te qete dhe me besim me 25 qershor !
25 qershori eshte dita e shqiptareve, eshte dita e votes se lire!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat