Bojaxhi: Politika përgjegjëse për problemet në shëndetësi

Shqipëria

Bojaxhi: Politika përgjegjëse për problemet në shëndetësi

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:04
Gjergj Bojaxhi

Nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, themeluesi i SFIDA për Shqipërinë Gjergj Bojaxhi bëri përgjegjës politikën për problemet që has sot shëndetësia. Bojaxhi tha se infermierët dhe mjekët shqiptarë punojnë në kushte të vështira, me pagë të ulët dhe nën presionin e politikës.

Gjergj Bojaxhi: Nëse shëndetësia jonë ka probleme përgjegjësia bie mbi politikën. Çdo ditë qindra mjekë dhe infermierë vendosin të vijnë në punë duke e ditur se thuajse në çdo vend tjetër puna e tyre do të vlerësohej më shumë. Shëndetësia shqiptare, që përfshin mjekët dhe qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbimet shëndetësore, varet nga vlerat që do të ketë  politika.”

Vetëm një politikë e pastër dhe e përgjegjshme përfundoi Bojaxhi do të mund të sjellë zhvillimin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat