Incidenti në Ersekë, PS: Keqardhje për politizimin, ngjarja për arsye personale

Shqipëria

Incidenti në Ersekë, PS: Keqardhje për politizimin, ngjarja për arsye personale

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:55
Kristina Stoja dhe Dorina Tallo

Dega e Partisë Socialiste në Kolonjë ka reaguar për incidentin në Ersekë.

Përmes një deklarate, PS thotë se shpreh keqardhjen për politizimin e ngjarjes, pasi sipas saj konflikti fizik mes shefes së personelit dhe asaj të financës ka ndodhur terësisht për arsye personale.

PS e Kolonjës apelon të dëshpëruarit që nxisin dhunën dhe vetë-viktimizohen të ruajnë qetësinë.

Policia raportoi sot se Shefja e financës në poliklinikën e Ersekës, anëtare e LSI është dhunuar nga shefja e personelit.

Sipas bluve, Dorina Tallo 32 vjeç e ka kërcënuar shefen e financës Kristina Stoja me largim nga puna nëse ajo nuk votonte Partisë Socialiste.

Policia thotë gjithashtu se e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike. 

Për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal  në gjendje të lirë shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat