Basha: Rritja e pensioneve nis brenda vitit

Shqipëria

Basha: Rritja e pensioneve nis brenda vitit

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:15
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha vazhdoi takimet me qytetarët në zonën e Maliti, ku u tregoi për zgjidhjet, që sipas tij, vijnë nga plani ekonomik i opozitës.

Basha u takua me pensionistë dhe u tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit dhe deri në fund të mandatit të parë, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.

Basha u takua edhe me sipërmarrës, që njohën kreun e opozitës me vështirësitë që hasin. Basha u premtoi se plani i PD-së do të ndezë motorin e ekonomisë, do të sjellë rritje të konsumit, rritje të prodhimit dhe futjen e parasë në qarkullim.

“Një plan I kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë dhe pensionistët”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat