Basha: Republika e Re ka mbështetjen e Gjermanisë

Shqipëria

Basha: Republika e Re ka mbështetjen e Gjermanisë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 21:31
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur fushatën elektorale në Elbasan, ku deklaroi se Republika e Re është vendimi më i madh i shqiptarëve të dielën.

Ai tha se Rama kthehet sërish me të njëjtat premtime si katër vite më parë. “Ai nuk gjeti dot tre shqiptarë të punësuar dhe i ngelën tre manekinë nga internet. Ky është Edi Rama me premtimet e pambajtura, rikthehet me të premtime të tjera pa plan”, tha Basha.

“Të dielën nuk kemi nevojë për fjalë boshe, nuk kemi nevojë për lule dhe bojëra por ekonomi, pra të dielën votojmë për ekonomi. Shumë prej qytetarëve nuk e kanë ndarë mendjen kë të votojmë, nuk e kanë të qartë se cila do të jetë e ardhmja e vendit dhe prandaj po ua themi sot se, të dielën duhet të votoni planin ekonomik të ndërtuar me ndihmën e Kancelares Merkel, që së bashku me liderët e BE-së, ka uruar fitoren e thellë të PD”, tha Basha.

Kreu i PD ftoi të gjithë shqiptarët që në 25 qershor të votojnë masivisht për ti mbyllur derën njëherë e përgjithmonë bandave.

Ai tha se vota për numrin 6-të është vota për rritjen e ekonomisë dhe uljen e taksave.

“Ora e bandave mbaron në 25 qershor. Bashkë do ta çlirojmë, unë do ta shtyp krimin dhe do tu liroj nga ai. Ka ardhur ora të ndërtojmë institucione ekonomike për të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar. Kudo që shkoj të gjithë janë të bashkuar, opozita, demokratët por edhe socialistët e zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga Edi Rama”, deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat