Televizioni grek: Putin dërgon spiunin e KGB-së kundër Ramës

Shqipëria

Televizioni grek: Putin dërgon spiunin e KGB-së kundër Ramës

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 22:22
Putin

Një prej televizioneve më preztigjoze, CNN grek, ka botuar lajmin për emërimin e një ish-spiuni të KGB-së në Ballkan.

Bëhet fjalë për Nikolai Patrushev, një skifter I Kremlinit, agjent në karrierë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus. Ai është i njohur për nacionalizëm të zjarrtë, një vizion konspirativ për botën dhe me një eksperiencë të gjerë në spiunazh.

Por sipas televizionit grek, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka emëruar ish-vartësin e tij për t’u interesuar veçanërisht rreth ndalimit të marshimit të partisë së Edi Ramës në Shqipëri dhe situatës politike në Maqedoni.

Përfshirja e ish –spiunit tregon një linjë më të ashpër të Rusisë në rajon.

“Patrushev është një nga ata njerëz që mendon se Rusia është në një luftë ekzistenciale për mbijetesën e saj”, shprehet Mark Galeotti, një ekspert në çështjet e shërbimeve sekrete ruse dhe një kërkues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë.

Muajin e kaluar, Patrushev takoi ministrin e Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç gjatë vizitës së tij në Moskë për bisedime mbi çështjet nga krimi i organizuar tek krimet kibernetike.

“Gjatë vitit të kaluar, është bërë e qartë se Patrushevit i është dhënë Ballkani,” thotë Galeotti.

“Kjo tregon se sa i rëndësishëm është Ballkani apo sa e rëndësishëm do të bëhet.”

Patrushev nuk ka lidhje të njohura profesionale me Ballkanin, por ka emëruar Leonid Reshetnikov, një ekspert kontrovers i Ballkanit dhe një ish oficer i inteligjencës në Këshillin e Sigurimit. Tetorin e kaluar, në prag të përpjekjes së grushtit të shtetit të Malit të Zi, Reshetnikov tha se ishte “koha që Rusia të kthehej në Ballkan”./Tema

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat