Demiraj: 6 zonat e nxehta më 25 qershor dhe 137 rastet e blerjes së votave

Shqipëria

Demiraj: 6 zonat e nxehta më 25 qershor dhe 137 rastet e blerjes së votave

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 07:57
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj në një intervistë televizive ka deklaruar se janë kryer një numër i madh i denoncimesh për shitblerje të votës. “Janë 137 të denoncuara në adresën time janë rreth 137 raste. Le t’ia lëmë kohës dhe sa nga rastet do të zbulohen nga Policia. Janë në proces hetimi. Kanë qenë në Korçë, Elbasan dhe në Dibër dhe janë 19 të shkuara në prokurori për hetim”. Ndërsa ka zbuluar masat që do të marrë policia e shtetit në ditën e zgjedhjeve. “Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Janë dy sete urdhrash, e para për mbarëvajtjen e procesit zgjedhore si shitblerja e votës dhe e dyta, në rast se kemi aktivizim të grupeve kriminale. Policia e Shtetit ka përforcuar masat ku mund të kemi incidente”. Më pas Demiraj ka zbuluar 6 zonat e nxehta ku pritet të vlerësuara si të mundshme për incidente ato janë në qarqet Shkodër, Elbasan, Lezha dhe Dibra. “ Informacionet nuk mund t’i ndaj këtu pasi lidhem e sigurinë e efektivëve dhe mbarëvajtjen e hetimeve”, theksoi ministri. Gjithashtu ai bëri të ditur se “ministria e Brendshme dhe Policia është e angazhuar maksimalisht. Tashmë në ditët e fundit, temperatura politike ngrihet maksimalisht. Ju e dini që ka pasur disa incidente dhe ne po punojmë të kapim autorët që i shkaktojnë në mënyrë që të zbatohet sa më shumë ligji. Që nga momenti që kam marrë detyrën kam vizituar mbi 85 të drejtorive të qarqeve me qëllim bashkërendimin e punës sa më mirë, me qëllim jo vetëm të mbarëvajtjes së punës për zgjedhjet, por edhe prioritetin e qeverisë në luftën kundër kanabisit. Policia e Shtetit ka identifikuar disa zona më problematika. Kemi pasur disa probleme në Pukë midis PS dhe LSI, në Lezhë, në Elbasan. PD ka pasur probleme në Berat sot. Kemi pasur rreth 19 vepra penale prekin zgjedhjet e lira, ku janë përfshirë 45 persona. Pesë janë arrestuar, 36 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim”.

Konflikti me Çakon

Në intervistën dhënë për Ora Neës, Demiraj ka zbuluar dhe një konflikt ndërmjet  tij dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Ai bëri të ditur se ka kërkuar shkarkimin e tre shefave të komisariateve në Dibër, Pukë dhe Gramsh, por që deri më tani nuk janë firmosur nga ana e kreut të policisë së shtetit. “Unë i kam bërë një propozim drejtorit të Policisë së Shtetit për shkarkimin e këtyre shefave të komisariateve, pasi në mënyrë të vazhdueshme kam pasur njoftime, kam pasur fakte në lidhje me përfshirjen e tyre në fushatën zgjedhore në mbështetje të subjektit të Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, kjo ka qenë arsyeja kryesore që Ministria e Brendshme të organizojë disa takime në Qarqe me qëllim që të bëjmë të qartë të ashpërsia e ligjit, e vështirëson dhe rrit ndjeshëm dënimet për punonjësit e policisë që përfshihen në fushatë. Jemi duke identifikuar të gjithë personat që nga niveli i drejtorëve të Qarqeve dhe që në momentin kur do të bëjmë analizën, secili që është përfshirë do të përballen me forcën e ligjit. Nuk janë shkarkuar pasi drejtori i Policisë së Shtetit nuk e ka parë të arsyeshme. Jemi në procesin e identifikimit të provave dhe pastaj pa dyshim që nuk ka asnjë lloj arsye që të mos bëj shkarkimin e tyre. Kemi pasur disa raportime për Pukën,  që po mbështet subjektin PS në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë. Po kështu edhe në Komisaratin e Peshkopisë. Jemi duke monitoruar çdo rast”, theksoi Demiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat