Matura Shtetërore, sot provimi i lëndëve me zgjedhje

Shqipëria

Matura Shtetërore, sot provimi i lëndëve me zgjedhje

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:09
Matura Shtetërore

Me mijera maturantë do të t’i nënshtrohen sot provimit të lëndëve me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00, ndërsa maturantët janë paraqitur 1 orë e 30 minuta para këtij orari të pajisur vetëm me një dokument identifikimi.

Testi për secilen nga lëndet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 janë me përgjigje alternative që vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje me zhvillim që vlerësohen me tre pikë secila. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimi i lëndëve me zgjedhje do të zgjasë 3 orë. Ky është provimi i fundit për maturantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat