Horror në Elbasan, ja çfarë bën militanti i PD-së

Shqipëria

Horror në Elbasan, ja çfarë bën militanti i PD-së

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:16
Pamje nga video

Nëse ka diçka që i bën njerëzit të tjetërsohen janë partitë politike dhe tifozllëku për to.

Një ngjarje e paprecedent është shënuar dje në Elbasan teksa militantë të Partisë Demokratike kanë përdorur një qen të ngordhur për të bërë fushatë.

Qeni i ngordhur ishte në mes të bulevardit dhe në vend që dikush ta hiqte nga aty, militantët e partisë kanë shkruar rreth tij emrin e kryeministrit aktual “Edi Rama”.

Ndërkohë që qeveritë njëra pas tjetrës nuk bëjnë asgjë për kafshët e rrugëve, përveçse i vrasin masivisht herë pas here, tashmë vjen radha që edhe militantët e thjeshtë të tregojnë “dashurinë” e tyre për kafshët, aq më tepër kur janë të ngordhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat