Veliaj: Me Edi Ramën dhe PS, më shumë investime për Tiranën

Shqipëria

Veliaj: Me Edi Ramën dhe PS, më shumë investime për Tiranën

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:38
Erion Veliaj

Me premtimin se në dy vitet e ardhshme të mandatit të tij në krye të bashkisë, në fokus do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale, Erion Veliaj inspektoi nga afër nisjen e punimeve në tre rrugë të reja në zonën e Pezës.

“Besoj që Peza është një nga ato ish-komuna që ia pa hajrin bashkimit me Tiranën sepse fuqia investuese e Tiranës bashki dhe e Tiranës qark, është shumë herë më e madhe se sa një komunë e vogël, me pak banorë, me pak të ardhura, çka përkthehej në më pak taksa e investime”, deklaroi Veliaj.

Punimet do të vijojnë në zonat e tjera, tha Veliaj.

“Siç kemi premtuar, ka apo s’ka fushatë, ka apo jo pushime verore, punët që janë nisur do të mbarojnë. Do të vijojmë gjatë gjithë kohës me investimet, jo vetëm në zonën e Pezës, por edhe në zonën  e Ndroqit, në zonën e Bërzhitës, ku jemi duke punuar aktualisht, edhe në Krrabë, Mushqeta, në Zall Bastar, Zall Dajt”, deklaroi Veliaj.

Vetëm në komunën Pezë janë në plan investimi 6 projekte, tha Veliaj, që do të përfundojnë shumë shpejt dhe me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste investimet do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat