Një deklaratë të fortë ka bërë ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta sa i përket zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Dibër, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të PS-së që u përfshi në një skandal seksual.
Në garë ishte nga demokratët Sherefedin Shehu dhe Muharrem Rama, i zgjedhuri nga PS që fitoi Bashkinë e Dibrës.
Meta zbuloi në “Zonë e Lirë” të vërtetën e kësaj fitoreje.
Sipas tij, numëruesit dhe komisionerët e PD-së janë shitur tek PS-ja. Kjo do të thotë se gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës në 2016-ën, numëruesit e djathtë i kanë quajtur vota për PS-në, edhe ato që qytetarët kanë hedhur në kutitë e votimit për kandidatin e PD-së.
Këtë fakt Meta e bëri live nga emisioni i Arjan Çanit, ku ju drejtua demokratëve: Ju premtoj se komisonërët e LSI-së do ruajnë çdo votë. (duke ju referuar zgjedhjeve të 25 qershorit). Numëruesit e LSI-së nuk do shiten si komisionerët dhe numëruesit e Bashës në Dibër”.