Basha: Marrim mbi 70 mandate

Shqipëria

Basha: Marrim mbi 70 mandate

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 00:43
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se PD dhe aleatët e saj do të marrin mbi 70 deputetë dhe do të formojnë një koalicion për të zbatuar planin ekononik. 

I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga kreu i PD nëse do të merrte më pak mandate se në 2013, Basha refuzoi të japë një përgjigje. 

Ilva Tare: Kë do të quani fitore në 25 qershor dhe nëse merrni më pak mandate se në 2013 do jepni dorëheqjen nga kryetari i PD?

Basha: Fitore do ishte dhe ajo që i kërkoj qytetarëve është ti japim mundësi koalicionit të republikës së re dhe mua si kryeministër të zbatojmë programin e plotë ashtu siç është. Thelbi i programit është ekonomia.

Ilva Tare: Sa mandate keni në pritshmëri, kë keni objektiv?

Basha: Sigurisht mbi 70 mandate. Kur flasim për një qeveri funksionale duhet të ketë mbi 70 mandate në parlament  dhe kjo është ajo që thirren qyetarët ditën e dielë nga ne. Harroni tallavatë, harroni cirkun, votoni për ekonominë.

Ilva Tare:  Nëse merrni më pak mandate se në 2013 do jepni dorëheqjen nga kryetari i PD?

Basha: Unë nuk i përgjigjem pyetjeve më nëse dhe kam bindjen e thellë se PD këto zgjedhje do ti fitojë dhe do të formojë bashkë  me aleatët  koalicionin që do të zbatojë  programin ekonomik. Edhe pas fitores së pritshme, PD do të ketë zgjedhje për kryetar, do të ketë konkurrencë. Kur unë të largohem si kryetar i PD, shpresoj me bilanc pozitiv si kryeministër që ka plotësuar planin ekonomik, PD do ketë edhe më shumë liri sesa gjeta kur erdha si kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat