PSD mbyll fushatën në Shkodër, Tom Doshi kërkon votën

Shqipëria

PSD mbyll fushatën në Shkodër, Tom Doshi kërkon votën

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 01:50
Tom Doshi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, në zgjedhjet e 25 qershorit garon nën siglën e PSD-së.

Nga Shkodra ai kërkoi votë për veten e tij dhe PSD-në, duke premtuar se ai do të vijojë të luftojë korrupsionin. 

"Kam 12 vite që i bëj fushatë. Qëkur kam hyrë në politikë asnjë ditë nuk i jam ndarë fushatës. Sepse çdo ditë ju kam takuar, çdo njeri që ka pasur halle dhe probleme, të majtë e të djathtë. Dhe për këtë iu kërkoj mbështetjen. Mbështetjen për të votuar numrin 9. Të votoni PSD, të votoni Tom Doshin. Shumëkush prej jush pyet: Ku po shkon vota ime?! Vota jote është prap e jotja, sepse ajo votë nuk do të shpërdorohet.  Ajo votë është prap e juaja sepse unë jam i juaji. Partia ime është elektorati dhe besim te zoti. Unë betohem se nuk do t’ju tradhtoj kurrë. Do të përfaqësoj të gjithë. Na besoni dhe na votoni sepse ne do të luftojmë korrupsionin edhe në Shkodër. Unë kam dalur hapur, i vetmi në atë Parlament që kam luftuar korrupsionin. Sot, të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët e shohin kush është Ilir Meta", u shpreh ndër të tjera Tom Doshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat