Dule i përgjigjet Ramës: Më ofrove shumë herë bakllava, por kishte një shije turke!

Shqipëria

Dule i përgjigjet Ramës: Më ofrove shumë herë bakllava, por kishte një shije turke!

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 07:52
Vangjel Dule

Kryeministri Edi Rama e përfundoi fushatën elektorale në Vlorë dhe nga atje, ndër të tjera, sulmoi dhe ish aleatin e tij, kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, duke thënë se jazëk u qoftë atyre që votojnë “vangjelin e bakllavasë dhe Dashin e Havasë”.

Por përgjigja e Vangjel Dules ka ardhur në rrjetin e tij social. Kreu i PBDNJ-së u shpreh se pavarësisht se Rama i ka ofruar shumë herë bakllava, Dule e ka rrefuzuar... pasi kishte një shije të theksuar turke.

 “E vërteta është se Rama më ofroi shumë herë bakllava dhe po kaq herë e refuzova. Arsyeja: kishte shije të theksuar turke!,” shkruan Dule.

Dule nuk harroi të përmendëte edhe fragmentin nga fjalimi i Ramës për çështjen çame.

“Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat