Abuzim me legalizimet KLSH kallëzon tre zyrtarë të ALUIZNI-t

Shqipëria

Abuzim me legalizimet KLSH kallëzon tre zyrtarë të ALUIZNI-t

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 08:11
Kontrolli i Lartë të Shtetit

Një raport voluminoz i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një sërë shkeljes në procedurat e legalizimit të objekteve në Tiranë, ku shumë banesa janë në fazën e legalizimit pavarësisht se janë të ndërtuara në rrugë, trotuare dhe vende të ndryshme publike.

Bëhet fjalë për 41 njolla të zeza në zonën e Drejtorisë ALUIZNI 2 në Tiranë,ku në total janë 204 objekte. Ndërkohë sipas KLSH shumë objekte janë legalizuar ndërkohë pa u plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm dosja e aplikuesit, duke përfshirë këto deklaratat noteriale të banorëve.

Nisur nga kjo situatë, gazeta “Shqiptarja.com” mëson se nga ana e audituesve të Kontrollit të Lartë është referuar në prokurorinë e Tiranës, një indicia për ndjekjen penalë për “Shpërdorim detyre” për përgjegjësin e sektorit të hartografisë Arben Sevdari, përgjegjësin e sektorit të Urbanistikës Edvin Konica dhe ish-drejtoreshën e ALUIZNI 2 në Tiranë, Anila Naumi.Çështja ndaj këtyre tre personave që prej muajit Maj ndodhet në prokurorinë e Tiranës.

Sipas KLSH këta tre zyrtarë kanë dëmtuar interesat e shtetit dhe favorizuar subjektet private.

Dëmi 323 milion lekë
Konkretisht nga auditimi i ushtruar në ALUIZNI Tirana nr. 2, në 1660 raste në kualifikimin e objekteve informale, ALUIZNI ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë për dalje me vendim kualifikimi duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 32,385,690 lekë.KLSH rekomandon që drejtoria ALUIZNI-t Tirana 2, të plotësojë dokumentacionin tekniko-ligjor të objekteve me lejeve të legalizimit të lëshuara, t’i kërkojë Bashkisë Tiranë vërtetimin mbi llogaritjen e likuidimin e Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë për 1660 rastet në vlerën prej 32.385.690 lekë.

Numri i legalizimeve
Për periudhën nga viti 2006 deri në 28 shkurt 2016, sipas pasqyrave të paraqitura dhe të digjitalizuar për objektet informale kërkesat për legalizim e shtesa anësore e në lartësi në objektet e ndërtuara para vitit 1993 dhe në objektet me leje ndërtimi (vetë deklarime) janë të dokumentuara 13739 kërkesa, nga e cila: për periudhën nga viti 2006 deri në 31 dhjetor 2012 janë të dokumentuara 7219 kërkesa. Nga auditimi u konstatua se 13739 kërkesat cituara më sipër të dhëna janë hedhur në harta vetëm si njolla dhe në azhurnimet nga Drejtoria ALUIZNI-t Tirana 2 nuk ka saktësime, se sa objekte ka një njollë ose sa procedues janë në të njëjtën njollë të ardhura nga njësitë e Qeverisjes Vendore.

Nisur nga të dhënat statistikore të vëna në disponim nga Drejtoria ALUIZNI-t Tirana 2, në total janë gjithsej 28164 objekte të vetë deklaruar duke marrë një mesatare 3 procedues në një njolle. Të ndara sipas viteve vetë deklarimet rezultojnë: për vitin 2013 gjithsej 21657 objekte të vetë deklaruar, për vitin 2014 gjithsej 1236 objekte të vetë deklaruar; për vitin 2015 janë 4491 objekte të vetë deklaruar; për vitin 2016 janë 780 objekte të vetë deklaruar. Nga auditimi u konstatua se vetë deklarimet e përsëritura në vite për të njëjtin objekt nuk janë të evidentuara pra si rrjedhoje edhe shifra e vetë deklarimeve nuk ka saktësi. Duhet theksuar se ndryshimet e shpeshta të akteve ligjore e nënligjore të procesit të legalizimit të objekteve informate e kanë lehtësuar ndjeshëm procesin e legalizimit, gjë e cila ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të lejeve nga njëra periudhë në tjetrën, kur nga 4737 leje të dhënë për periudhën 7 vjeçare (2009-2016) janë lëshuar mesatarisht 677 leje legalizimi në vit, për periudhën 2014-2016 janë dhënë 1310 leje legalizimi në çdo vit.

Rastet e shklejeve
Dosja për Bardhyl Dervishin
Dosja për Zoi Toska
Dosja për Ylli Hysaj
Dosja për Frederik Seitin
Dosja për Petrit Bakiun
Dosja për Hiqmet Pampuri
Dosja për Fatbardh Hoxhën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat