LSI-ja jep alarmin: Po blihen votat në Tiranë, cubat e Rilindjes…

Shqipëria

LSI-ja jep alarmin: Po blihen votat në Tiranë, cubat e Rilindjes…

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:58
Kandidati i LSI-se për Tiranën, Ralf Gjoni

Kandidati i LSI-se për Tiranën, Ralf Gjoni me një thirrje të fortë ka kerkuar nderhyrjen urgjente te policise, duke dhene alarmin se ne Tirane po blihen votat.

Sipas Gjonit, policia duhet të ndërhyjë për të “monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj. Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta”.

Thirrja e kandidatit të LSI-së për Tiranën

Vini Re – Vini Re! Kujdes qytetarë të Njësisë 3 në Tiranë. Mos bini pre e shantazhit apo tentativave për blerje të votës tuaj nga horrat që i shërbejnë Rilindjes. Vota juaj është vetëm e juaja dhe e lirë të shkojë atje ku doni ju të Dielën.

Ju bëj thirrje të mos e shisni votën e të dokumentoni çdo tentativë për t’a blerë atë. I bëj thirrje policisë të monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj.

Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta. Terri i Rilindjes nuk e tremb dot votën tuaj dhe nuk e zbraps dot fuqinë e LSI e cila do mbrojë çdo votë tuajën me çdo formë.

Për çdo rast kemi informuar autoritetet kompentente, Misionin e ODIHR si dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Edhe pak orë na ndajnë nga 1 milion shuplakat që do i japin fund një herë e mirë arrogancës banditeske që po mban peng të ardhmen tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat