Burimet tejet të besueshme tëksa sjellin fotot pohojnë se persona që lëviznin me makinë, (më poshtë edhe patenta e drejtuesit të mjetit) kishin mbushur zarfet me para dhe me lista votuesish në dorë po blinin vota për LSI-së (siç duket dhe në fotot e mëposhtme).
Ajo që është e paprecedentë në gjithë këtë ngjarje të rëndë është se blerësit e votës nuk i ka kapur policia, por vetë qytetarët, të cilët mesa duket këtë radhë janë ndërgjegjësuar dhe i kanë dalë vetë për zot votës.
Këtë e ilustron perfekt rasti në fjalë.
Kapet me çantën plot para për blerje votash, pranga doganierit të LSI-së
Një ditë para zgjedhjeve, policia ka arrestuar një doganier të Vermoshit në Shkodër, të cilit i janë gjetur para dhe lista votuesish, gati për t’u përfshirë në aksionin e blerjes.
“Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues ne fshatin Kullaj , me detyre doganier ne doganen e Vermoshit , se bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, ku më tej detajohet se “në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe”, informon policia e Shkodrës.
Dhe, duke iu referuar setit të fotove të publikuara prej tij në FB, konstatohet se Bushaj i përket strukturave të LSI-së në Shkodër.
E gjithë fushata u shoqëruar nga përfoljet se kjo parti po hedh mijra euro në këmbim të votave.