Dritan Demiraj takon koordinatorët politikë të partive, udhëzime për mos shitje të votave

Shqipëria

Dritan Demiraj takon koordinatorët politikë të partive, udhëzime për mos shitje të votave

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:56
Dritan Demiraj

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale PS, LSI dhe PD në qarkun e Beratit.

Demiraj takoi koordinatoret e subjekteve politike Blendi Klosin, Nasip Naçon dhe Eduart Halimin për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe udhëzoi drejtorin vendor të policisë së qarkut Berat, të marrë masa për parandalimin e shitblerjes së votës, të mospërfshirjes së efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve. Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat