Gjobë LSI-së dhe dy televizioneve për thyerje të heshtjes zgjedhore

Shqipëria

Gjobë LSI-së dhe dy televizioneve për thyerje të heshtjes zgjedhore

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:46
ilustrim

Dita e sotme është e ashtëquatjtura “heshtje zgjedhore”, ku asnjë politikan dhe asnjë media nuk ka të drejtë të flasë për fushtën. Por duket se ky rregull është thyer nga Lëvisja Socialiste për Integrim, pasi në orën 17:00 doli në një deklaratë për shtyp. Këtë deklaratë, e kanë transmetuar edhe dy televizione informative në vend si (Ora News dhe News 24). Si pasojë partia në fjalë dhe dy televizionet janë dënuar me një gjobë prej 2 mln lekësh. Neni 174 i Kodit Zgjedhor : Thyerja e heshtjes zgjedhore:

1-Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ-ja me 500’000 lekë.

2-Botuesi ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore , sipas nenit 77 të Kodit, gjobitet nga KQZ-ja me 2.000.000 lekë.

3–Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobënnuk e pezullon ekzekutimin e saj. Neni 77 i Kodit Zgjedhor thotë qartësisht se:

FUSHATA ZGJEDHORE DHE MEDIA

Neni 77

Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore

1.Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

2.Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat