"Kur Rama braktis detyrën, i bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir!"

Shqipëria

"Kur Rama braktis detyrën, i bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir!"

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 19:34
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli ManjaniIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar akuzën që bëri këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ndaj LSI-së, q në fakt doli blof

Rama tha se personi që LSI akuzon për blerje të votave në Ksamil, është nënprefekti i Vlorës për Sarandën, një anëtar i LSI-së.

Por nga deklarata publike e nënkryetarit të LSI-së Luan Rama, rezultoi se makina që u akuzua prej tyre për blerje të votave duke i dhënë para qytetarëve, ishte marrë me qira nga një sipërmarrës, mbështetës i deklaruar i PS-së. 

Rama hodhi akuzë ndaj LSI-së, pasi personi që kishte biznesin e makinave me qira kishte të njëjtin emër më nënprefektin e LSI, Ilir Hysa, por që në fakt ky i fundit nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Për këtë rast, Manjani ka lënë një koment në Twitter.

"Kështu ndodh kur Kryeministri braktis detyrën! I bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir! "Mrekullia Kushtetuese" nuk i ka punët mirë, jo!“, shkruan Manjani në rrjetin social Twitter. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat