Meta pret delegacionin e monitoruesve të BE: Shqiptarët meritojnë zgjedhje europiane

Shqipëria

Meta pret delegacionin e monitoruesve të BE: Shqiptarët meritojnë zgjedhje europiane

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:08
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen nesër në vendin tonë.

Delegacioni, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Metës kryesohet nga Eduard Kukan dhe përbehet nga 7 eurodeputetë.

 “Falenderoj Parlamentin Evropian për vëmendjen ndaj Shqipërisë. Me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira e transparente. Policia te jete e paanshme dhe profesionale gjatë procesit zgjedhor. Shqiptaret meritojnë zgjedhje evropiane dhe klime të qetë zgjedhore.  Do të bëj gjithçka që Shqipëria të avancojë drejt integrimit ne BE”, tha kreu i Kuvendit. 

Ndërsa gjatë fjalës së tij eurodeputeti Kukan shprehu bindjen se zgjedhjet do të jenë të qeta duke dëshiruar kështu ecjen përpara të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Shpresojmë për zgjedhje të mira e të qeta. Ne dëshirojmë që Shqipëria te beje hapa përpara. Shqiptaret meritojnë me tepër demokraci”, tha Kukan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat