Zbardhen mesazhet dhe fotot sekrete të drejtorëve para zgjedhjeve

Shqipëria

Zbardhen mesazhet dhe fotot sekrete të drejtorëve para zgjedhjeve

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:53
Mesazhet

Ish kryeministri, Sali Berisha nuk është ndalur sot së publikuari denoncime të shumta për shkelje të ligjeve nga ana e drejtorëve në qarqe të ndryshme, të cilët janë dalë në fushatë me PS-në.

Kështu, Berisha ka zbardhur një bisedë të drejtoreshës së arsimit të Kavajë, ku kërkon votat e militantëve.

Image

Statusi 

Ndrikull Sonila Peza

- drejtore e arsimit ne Kavaje

- nuk njeh ligj as moral.

- ajo sot hap grupe ne What'sApp dhe

- kerkon voten e arsimtareve per PS.

I bej thirrje prokurorise te vere para ligjit kete dhunuese te paskrupullt te ligjit te arsimit dhe kodit elektoral. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e mesuesit dixhital. sb

"24/06/2017, 18:30:29: Sonila Peza, e cila ben propogande politike ne kavaje.Ka hapur nje grup ne ëhats app dhe u ben propogande mesuesve duke perfshir edhe drejtor te tjere per te votuar Partine Socialiste.Ajo me emrin soni eshte Sonila Peza drejtoresha e arsimit".

Edhe drejtoresha e kufirit të Durrësit sipas Berishës duket se ka dalë në mbështetje të PS-së, për të cilën ish kryeministri i bën thirrje organit të akuzës që të nisë hetimet.

Image

Statusi

Çunat dhe Çupat e krimit ne fushate per Noriegen! Çunat dhe Çupat e krimit nuk kane ligje, nder as moral. Per ata Zoti ne qiell dhe Noriega ne toke!

Narkokomisari i Divjakes Viktor Agolli dhe ndrikulla drejtore e kufirit te Durresit ne fushate te panderprere per partine kanbiste. I bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit keta kriminele me uniforme! sb

Një tjetër denoncim Berisha e ka bërë edhe për drejtoreshën e Arsimit në Durrës, Lindita Mukaj që ka dalë në mbështetje të PS-së. 

Image

Statusi

Ndrikulla Lindita Mukaj,

-drejtore e arsimit Durres, ben fushate për kandidatin socialist. 

-Per ndrikullen Lindita ligji nuk ekziston!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat