Shqipëria vendos

Shqipëria

Shqipëria vendos

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 00:13
Lulzim Basha dhe Edi Rama

3 milionë e 452 mijë shqiptarë kanë të drejtë të votojnë sot për  2666 kandidatë për deputetë të 18 partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare.

Sot, do të votojnë për herë të parë 136.239 persona ndërsa për herë të parë në vendin tonë, si pasoje e ligjit të dekriminalizimit, nuk do të kenë të drejtë vote 1367 të dënuar.

Në mbarë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare. KQZ ka mbyllur sot përfundimisht punën përgatitore për ditën e votimit duke shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore, nga KZAZ drejt qendrave të votimit.

Qendrat e votimit në mbarë vendin do të happen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse. KQZ ka një thirrje të fundit për votuesit, komisionerët, numëruesit dhe kandidatët në këto zgjedhje.

“Procesi zgjedhor është më i rëndësishëm se cdo parti. Komisionerët dhe numëruesit janë në detyrë dhe në shërbim të ligjit dhe jo të partive politike. Sot dhe nesër fuqinë e kanë zgjedhësit, ndaj u bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë rigorozisht ligjin, të ushtrojnë vetfrenim dhe vetëkufizim dhe të heqin dorë nga cdo aktivitet apo dalje publike në funksion të fushatës, si dhe mediave të ndërpresin promovimin dhe anësitë në favor të partive apo kandidatëve”, tha kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Në fund, kreu i KQZ-së pati një thirrje për të marrë pjesë në votim.

“Demokracia është pjesëmarrje. Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e madhe demokracia. Nesër shqiptarët kanë mundësinë të bëjnë demokraci, ndaj në emër të KQZ iu bëj apel të gjithë zgjedhësve të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ushtrojnë në liri të plotë në respect të ligjit masivisht të drejtën e tyre kushtetuese, të drejtën e votës”, apeloi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat