Përfundon zyrtarisht numërimi, ja kush janë 140 deputetët e rinj

Shqipëria

Përfundon zyrtarisht numërimi, ja kush janë 140 deputetët e rinj

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:14
Qendra e numerimit te votave

(E plotësuar) - Procesi i numërimit ka përfunduar në të gjithë vendin, ky ka qenë komunikimi i kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri.

"Partia Socialiste ka marrë 48.33% të votave, 74 mandate; Partia Demokratike ka marrë 28.81% të votave, 43 mandate; Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 14.48% të votave; 19 mandate", njoftoi kreu i KQZ-së, Zguri.

“Brenda 47 orëve është bërë tabulimi i rezultateve. Falenderoj komisionerët, aktivistët e zgjedhjeve, administratorët e rendit dhe atyre zgjedhorë, që bënë të mundur respektimin rigoroz të vullnetit të zgjedhësve”, tha Zguri.

Pesë janë partitë që do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm. Mandatet do të ndahen si më poshtë:

PS: 74 mandate
PD: 43 mandate
LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat

Emrat e deputetëve të rinj që pritet të jenë sesionin e ardhshëm parlamentar.

Qarku Berat, 7 mandate:
PS

1-Blendi Klosi
2-Ermonela Valikaj
3-Adnor Shameti
4-Fadil Nasufi
PD
1-Eduard Halimi    
LSI
1-Nasip Naço
2-Gledjon Rehovica

Qarku Dibër 6 mandate:
PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla
PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi
PDIU
1- Reme Lala
LSI
1- Përparim Spahiu

Qarku Durrës, vijon numërimi, 14 mandate:
PS

1-Eglantina Gjermeni
2-Milva Ekonomi
3-Fidel Ylli
4-Ilir Ndraxhi
5-Rolant Xhelilaj
6-Jurgis Çyrbja
7-Rrahman Rraja
8-Klodiana Spahiu    
PD
1-Oerd Bylykbashi
2-Fatbardha Kadiu
3-Edi Paloka
4-Florjon Mima
LSI
1-Lefter Koka
2-Nora Malaj

Qarku Elbasan, 14 mandate:
PS

1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli    
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boci
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto

Qarku Fier, 16 mandate:
PS

1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj
PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci
LSI
1-Petrit Vasili    
2-Robert Bitri

Qarku Gjirokastër, vijon numërimi, 5 mandate:
PS

1-Bledar Çuçi
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
PD
1-Tritan Shehu
LSI
1-Vangjel Tavo

Qarku Korçë, 11 mandate:
PS

1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Spiropali
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu
LSI
1- Edmond Panariti

Qarku Kukës, vijon numërimi, 3 mandate 
PD

1-Flamur Noka    
2-Isuf Celaj
PS
1-Mimi Kodheli

Qarku Lezhë, 7 mandate:
PS

1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi    
2-Lindita Metaliaj    
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Qarku Shkodër, 11 mandate:
PD

1-Romeo Gurakuqi
2-Izmira Ulqinaku
3-Lorenc Luka
4-Bardh Spahia
5-Nard Ndoka
PS
1-Ditmir Bushati
2-Paulin Sterkaj
3-Senida Mesi
4-Luan Harusha
PSD
1-Tom Doshi
LSI
1- Agron Çela

Qarku Tiranë, vijon numërimi, 34 mandate 
PS

1-Elona Hoxha/Gjebrea
2-Besnik Baraj
3-Olta Xhaçka
4-Blerina Gjylameti
5-Pandeli Majko
6-Saimir Tahiri
7-Vasilika Hysi
8-Ervin Bushati
9-Ogerta Manastirliu
10-Fatmir Xhafaj
11-Rakip Suli
12-Arben Ahmetaj
13-Xhemal Qefalia
14-Sadri Abazi
15-Ulsi Manja
16-Klotilda Bushka
17-Sadi Vorpsi
18-Arben Servet Pellumbi
PD
1-Lulzim Basha    
2-Orjola Pampuri
3-Rudina Hajdari
4-Grida Shqima
5-Albana Vokshi
6-Jorida Tabaku
7-Sali Berisha        
8-Halim Kosova
9-Gent Strazimiri
10-Fatmir Mediu
11-Dashamir Shehi
LSI
1-Klajda Gjosha
2-Kejdi Mehmetaj
3-Floida Kërpaçi
4-Endrit Braimllari
5-Luan Rama

Qarku Vlorë, 12 mandate:
PS

1- Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj
PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule
LSI
1-Sezai Rokaj

PS, 74 mandate. Projeksioni: PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

Partia Socialiste ka të sigurta 74 mandate në Parlamentin e ri me 140 vende. Edhe pse kanë mbetur dhe disa kuti për të përfunduar numërimi, pavarësisht rezultateve që ato do të prodhojnë duket se tashmë mandatat që fiton çdo forcë politike nuk do të ndryshojnë.

Partia Socialiste rikonfirmohet për një mandat të dytë, por këtë herë, ashtu siç kishte kërkuar prej qytetarëve, vetëm. Kjo është hera e parë që prej vitit 1992 që një parti në Shqipëri siguron e vetme shumicën për të qeverisur. 

Partia Demokratike do të ketë në Parlamentin e ardhshëm 43 deputetë, 7 më pak se në mandatin e kaluar. Ndërkaq, LSI do të përfaqësohet me 19 deputetë, duke rritur si numrin e mandateve dhe atë të votave krahasur me zgjedhjet e kaluara parlamentare, por tashmë do jetë në opozitë. 

PDIU duket se nuk do të ketë në Parlament kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, por do të ketë dy deputetë nga qarku i Elbasanit dhe një deputete në Dibër, por kjo e fundi deklaroi menjëherë pas fitores se do të bashkohej me Edi Ramën. 

Tom Doshi, i zgjedhur në siglën e Partisë Social-Demokrate në Shkodër ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin. Me këto shifra, kryeministri Rama do ketë në mbështetje të tij 76 deputetë, 8 më pak se 3/5 e Parlamentit.

Kuti të panumëruara 3%: PS 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, PSD 1

Tashmë janë numëruar 97.02% e votave dhe projeksioni i konfigurimit si do të jetë parlamenti është shumë e qartë.

PS numëron deri tani 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.  

KQZ përmes kreut të saj, Klemend Zguri por edhe zëdhënëses Drilona Hoxhaj kanë apeluar  komisionerët të vijojnë procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Deri në orën 13:05të së martës (27 qershor 2017) janë numëruar  5202 kuti votimi nga 5362 gjithsej.

Rezultati i deritanishëm, teksa janë numëruar 97.02% të kutive:

PS:74 mandate
PD: 43 mandate 
LSI:  19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat

Numërohen mbi 85% e votave, PS 73 mandate, PD 43

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 85% të votave. Teksa janë numëruar 4603 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.16% të votave, e ndjekur nga PD me 28.76% të votave dhe LSI me 14.44% të votave.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 43 mandate 
LSI - 19 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 83% të votave. Teksa janë numëruar 4441 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.64% të votave, e ndjekur nga PD me 30.23% të votave dhe LSI me 15.12% të votave.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë dhe Fier.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 43 mandate 
LSI - 19 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Numërohen 80% e votave, PS 73 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar 80% të votave. Teksa janë numëruar 4297 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 49.11% të votave, e ndjekur nga PD me 29.3% të votave dhe LSI me 14.57% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 43 mandate 
LSI - 19 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Numërohen rreth 77% e votave, PS 73 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar rreth 77% të votave. Teksa janë numëruar 4106 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.86% të votave, e ndjekur nga PD me 29.12% të votave dhe LSI me 14.55% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 43 mandate 
LSI - 19 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Numërohen rreth 74% e votave, PS 73 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar rreth 74% të votave. Teksa janë numëruar 3953 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.65% të votave, e ndjekur nga PD me 28.93% të votave dhe LSI me 14.51% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 44 mandate 
LSI - 18 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Numërohen mbi 70% e kutive, ja si ndahen mandatet

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar 71% të votave. Teksa janë numëruar 3826 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.55% të votave, e ndjekur nga PD me 28.82% të votave dhe LSI me 14.52% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS - 73 mandate
PD - 44 mandate 
LSI - 18 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat.

Numërohen 66% të votave: Ramës po i zbehet fitorja

Partia Socialiste është pranë një fitoreje, ku deri tani janë numëruar mbi 66% të votave. Por, fitorja e Ramës po shkon drejt zbehjes, pasi nga 77 deputetë që kishte nga 40% e numërimit, tani ai ka 72 të tillë. 

Teksa janë numëruar 3558 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 72 mandate, e ndjekur nga PD me 44 mandate dhe LSI me 18 mandatem.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 72 mandate
PD – 44 mandate
LSI – 18 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.

PS me 187.123 vota më shumë se sa PD

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.

Sipas rezultateve deri në orën 16:19, PS ka marrë 456,063 vota ose 47.89 %, ndërsa, vota më pak ka PD. Sipas rezultateve PD ka marrë 43 mandate deputetësh me 268,940 vota ose 28.24 % të votave.

LSI ka marrë 18 mandate deputetësh me 137,299 vota ose 14.423 %. PDIU ka marrë mandate deputetësh 4 me 43,939 vota ose 4.61 %.

Përndryshe deri në këtë kohë janë numëruar 3287 nga 5362 sa janë gjithsej.

Numërohen mbi 50% të votave, PS drejt fitores historike

 Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e mbi 50 % të votave në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje.

Bazuar në këto të dhëna, Partia Socialiste prin me 51 %.

Teksa janë numëruar 2505 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PD ka marrë  29.49% të votave dhe LSI me 15.3% të votave. 

Projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë: 

PS - 73 mandate 

PD - 42 mandate  

LSI - 20 mandate

PDIU - 4 mandate

PSD - 1 mandat

***

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 50% të votave. Teksa janë numëruar 2505 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 51% të votave, e ndjekur nga PD me 29.49% të votave dhe LSI me 15.3% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. 

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS - 73 mandate
PD - 42 mandate 
LSI - 20 mandate
PDIU - 4 mandate
PSD - 1 mandat

***

Partia Socialiste po kryeson në Lezhe me rezultatin paraprak të numërimit të votave.

Deri në orën 09.40 të ditës së sotme nga 263 kuti votimi në total janë numëruar 111.

PS prin me mbi dy mijë vota, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe më tej Lëvizja Socialiste për Integrim.

Numërohen 72 kuti votimi, PD përmbys rezultatin me 50.7% të votive

Në rezultatet paraprake në Qarkun e Kukësit i cili pretendon 3 deputetë, janë numëruar 72 nga 173 kuti në total. PD udhëheq e ndjekur nga PS dhe LSI. Në bazë të rezultatit PD merr 8485 vota. LSI, 1072 vota dhe PS 6740 vota.

Rezultatet deri në orën 07:00, PS 51.33%, PD 27.72%, LSI 15.86%

Kur janë numëruar mbi 1 mijë e 200 kuti, ose 1/5, PS është duke udhëhequr me pak më shumë se 50 %.

Më pas vjen PD-ja e cila është tek 28 % dhe LSI me 16 % të votave të numëruar deri më tani.

Këto janë rezultate paraprake që vijnë nga qendrat e numërimit.

Rezultatet deri në orën 07:00 të mëngjesit.

PS 173,072 ose ndryshe 51.33%

PD 93,459 ose ndryshe 27.72%

LSI 53,484 ose ndryshe 15.86%

Image

TË DHËNAT  SIPAS QARQEVE

Berat: 
PS 9102 vota ose 47.71%
LSI 4954 vota ose 27.06%  
PD 3812 vota ose 20.82%

Dibër: 
PS 8665 vota ose 41.67%
PD 5881 vota ose 28.28%
LSI 3236 vota ose 15.56%
PDIU 2514 vota ose 12.09%

Durrës: 
PS 3558 vota ose 58.39%
PD 1693 vota ose 27.78%
LSI 608 vota ose 9.98%

Elbasan: 
PS 12200 vota ose 50.37%
PD 4176 vota ose 17.24%
LSI 4463 vota ose 18.43%
PDIU 2929 vota ose 12.09%

Fier
PS 21945 vota ose 57.31%
PD 9793 vota ose 25.57%
LSI 4527 vota ose 11.82%,
PDIU 1238 vota ose 3.23%
LIBRA 353 vota ose 0.92%

Gjirokastër: 
PS 10765 vota ose 54%
PD 4484 vota ose 22.49%
LSI 4283 vota ose 21.48%

Korçë: 
PS 16786 vota ose 45.62%
LSI 6859 vota 19.33 %
PD 11012 vota ose 31.04%
LIBRA 452 vota ose 1.27%

Kukës:
PD 6559 vota ose 53.27%
PS 4800 vota ose 38.99%
LSI 756 vota ose 6.14%
LIBRA 55 vota ose 0.45%

Lezhë: 
PS 7237 vota ose 46.02%
PD 5529 vota ose 35.16%
PDIU 546 vota ose 3.47%
LSI 2164 vota ose 13.76%

Shkodër: 
PS 6669 vota ose 50.06%
PD 3720 vota ose 27.92%
LSI 1315 vota ose 9.87%

Tiranë: 
PS 27714 vota ose 49.61%
PD 17105 vota ose 30.62%,
LSI 5349 vota ose 13.77%
PDIU 2339 vota ose 4.19%
SFIDA 564 vota ose 1.01 %
LIBRA 1501 vota ose 2.7%

Vlorë: 
PS 19188 vota ose 61.52%
PD 6091 vota ose 19.53 %
LSI 3721 vota ose 11.93%

 

Ora 03:27-Në Urën Vajgurore vijon procesi i numërimit, në 4 kuti rezultati është ky:
LSI 186 vota
PS 587 vota
PD 306 vota

03:25 -Të dhënat në rang kombëtar, PS mbi 50% të votave

Nga të dhënat e KQZ në rang vendi, Partia Socialiste ka marrë 45.621 vota ose 50.24%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24 mijë e 281 vota, ose 26.74%. Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 15 mijë e 353 vota ose 16.91%.

PDIU renditet partia e katërt me  3 577 vota ose 3.94%, e ndjekur nga Libra me 1.10%. Të dhënat janë publikuar nga KQZ në orën 03:15.

Ora 3:21 Rezultatet në rang kombëtar, PS me 28 mandate. PD 17, LSI 9, PDIU 1

Sipas projeksioneve të deri tanishme, PS kryeson me 28 mandate deputetesh, e ndjekur nga PD me 17 deputete, LSI 9 dhe PDIU 1 deputet.

02:55- Rezultatet në rang kombëtar, kryesor PS me mbi 50%. PD ndiqet nga LSI

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ranga kombëtar, Partia Socialiste ka marrë deri më tani 50.01% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.99% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta në rang kombëtar me 16.67 për qind të votave. Rezultatet janë të orës 02:55.

* * *

Dorëzimi i kutive të votave thuajse ka përfunduar në të gjitha KZAZ-të, por procesi i numërimit ka nisur në shumë pak KZAZ.

Pavarësisht thirrjes së kreut të KQZ për nisjen e punës dhe për masa ndaj atyre komisionerëve që nuk zbatojnë detyrën e tyre, në disa KZAZ si në Elbasan, Durrës apo edhe për zonën e Mbishkodrës procesi i numërimit është shtyrë pas orës 07:00.

Ecuria e numërimit në disa qendra numërimi:

Në Tiranë është numëruar 1 kuti: PS 177 vota; PD 96 vota; LSI 48 vota; PDIU 11 vota; LIBRA 10 vota;
Në Dropull është numëruar 1 kuti: LSI 67 vota, PS 24 vota, PD 13 vota
Në Lezhë janë numëruar 2 kuti: PD 125 vota; PS 108 vota; LSI 13 vota; PDIU 17 vota
Në Has është numëruar 1 kuti: PS 61 vota; PD 43 vota; LSI 8 vota;
Në Korçë është numëruar 1 kuti: PS 87 vota; PD 45 vota; LSI 18 vota;
Në Kolonjë janë numëruar 6 kuti: PS 841 vota; LSI 566 vota; PD 129 vota;
Në Burrel janë numëruar 3 kuti: PD 306  vota; PS 326  vota; LSI 163 vota;
Në Pukë është numëruar 1 kuti: PS 74 vota; PD 12 vota; LSI 1 vota;

Shqipëria votoi, rezultate preliminare nuk priten sot

Në Shqipëri u mbyll procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste pretendon fitoren. Optimizëm ka edhe nga Partia Demokratike.

Megjithëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu me 60 minuta – për në orën 20.00 – mbylljen e procesit të votimit, për të nxitur një pjesëmarrje më të madhe, sërish përqindja mbeti e ulët. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, raporton Zëri i Amerikës, pjesëmarrja ishte ne 45.17 për qind, nga 53 për qind që morën pjesë në votimet e 2013. Temperaturat e larta dhe Festa e Bajramit janë vlerësuar nga KQZ-ja si shkaqet që mund të kenë ndikuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pas përfundimit të votimit ka nisur menjëherë transferimi i kutive drejt qendrave të numërimit në 90 Komisionet zonale. Ndërkohë, partitë politike kanë nisur të shprehen për rezultatin e pritshëm.

Në një mesazh telefonik dërguar deputetëve socialist, Edi Rama shprehet optimist për fitoren.

“Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm”, shkruan zoti Rama në mesazhin e tij.

Optimizëm dhe nga ana e kreut demokrat Lulzim Basha.

“Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona të strukturave të Partisë Demokratike, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore”, u shpreh në një deklaratë për mediat kreu demokrat ndërsa theksoi se.

Lëvizja socialiste për Integrim nga ana e saj foli për një humbje të socialistëve.

“Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëve”, tha ish kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Në këto zgjedhje garuan 18 forca politike, të cilat konkurrojnë mes vete, dhe jo përmes koalicioneve. Partitë kryesore janë ato që kanë patur të drejtën dhe të emërimeve të 720 komisionerëve zonalë dhe rreth 37 mijë të tjerëve nëpër qendrat e votimit

Zgjedhjet e se dielës u ndoqën nga mbi pesëmijë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar. Misioni ndërkombëtar i monitorimit përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, nga të cilët 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga Asambleja parlamentare e Këshillit te Europës, dhe 11 nga Parlamenti Evropian.

Ndërkohë, ka filluar numërimi i votave në disa zona. Rezultatet mund të shihen në faqen e KQZ-së (që si në Kosovë shpesh bie): KËTU.

Rezultatet preliminare priten nesër.

Exit Poll-i nxjerr fituese PS-në

Exit Polle-t e para nxjerrin Partinë Socialiste të parën në zgjedhjet e sapopërfunduara me një numër mandatesh 70-71. E nisur nga një sondazh i kryer para disa ditës, Eduard Zaloshnja bëri një përllogaritje të rezultatit dhe mandateve që merr PS në këto zgjedhje. Sipas tij, probabiliteti më i lartë është që PS të marrë 71 mandate.

“Në bazë të të dhënave, unë ndërtova kurbën e probabiliteti të mandateve të PS. Pika më e lartë është 71 mandate. 72 ka më pak mundësi dhe 73 thuajse zero. E njëjta gjë edhe për 70, 69, ndërsa për 68 mandate probabiliteti është thuajse zero”, tha ai.  Gjithnjë sipas këtyre të dhënave të ngritura nga sondazhet, Arjan Vasjari tha se shifrat tregojnë se ka një rritje të numrit të mandateve nga PS, por mbetet për t’u parë se kush ka ulje mes PD dhe LSI-së.

Exit Poll-i i Ora News dhe IPR Marketing ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.

Sipas këtij sondazhi, partia e Edi Ramës do të marë mes 45 dhe 49 për qind të votave.

Pas kësaj vjen Partia Demokratike me 30-34 për qind, ndërsa e treta mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15 për qind.

LIBRA pritet të fitojë mes 1-3 për qind, ndërsa PDIU 3-5 për qind.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, kjo është përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri në nivel kombëtar kanë marrë pjesë në votime rreth 43,88 përqind e qytetarëve.

Sipas të dhënave nga komisionerët në Berat  kanë marrë pjesë  41,27 përqind e votuesve,  ndërsa në Durrës  rreth 39.05 përqind.

Në Elbasan kanë votuar rreth 44.58 përqind e qytetarëve, ndërsa në  Fier 49,31 përqind.

Zgjedhësit në Gjirokastër  i janë përgjigjur të drejtës së votimit me rreth 41,53 përqind, ndërsa në

Korçë  rreth 47,19.

Në qarkun e Kukësit dalja e qytetarëve në votime është raportuar  në mbi 53,21 përqind, ndërsa në Lezhë 44,55 përqind.

Në Shkodër kanë votuar mbi  40.85 përqind e personave me të drejt vote, ndërsa në Vlorë rreth 35,9 përqind.

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, dalja e votuesve është shënuar në rreth 47.85 përqind.

Komisionerët largohen nga vendvotimet, KQZ u bënë thirrje të kthehen

Komisioni Qendror Zgjedhor në një konferencë të jashtëzakonshme ka kërkuar nga komisionerët të cilët ndodhen në qendrat e votimit që të qëndrojnë aty deri në mbylljen votimit i cili është shtyrë për orën 20:00.

Thirrja e zëdhënëses së KQZ-së Drilona Hoxhaj vjen pasi disa komisionerë kanë filluar të largohen pas orës 19:00 duke tentuar kështu që të mbyllin qendrat e votimit.

Hoxhaj: Të gjitha qendrat e votimit të jenë të hapura deri në orën 20:00

‘KQZ u kërkon të gjithë komisionerëve që të respektojnë vendimin e KQZ i cili u mor pak momente më përpara. Arsyeja apo justifikimi që nuk na është sjellur e printuar hardcopy e të tjerë, këto janë justifikime të cilat nuk janë shkak që ata të largohen nga vendi i tyre i punës, sepse sot ata janë në krye të detyrës. Ata duhet të qëndrojnë, janë vënë në dijeni të gjitha KZAK-të për vendimin e KQZ-së dhe të gjitha qendrat e votimit duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, të gjithë ata që i lëshojnë vendvotimet e kanë shpërdoruar detyrën dhe do të përgjigjen para ligjit.

KQZ shtyn orarin e mbylljes së procesit të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se mbyllja e procesit të votimit do të shtyhet me një orë.

Ky vendim është marrë pas një votimi, i cili ka përfunduar me 6 vota pro dhe kundër ka qenë vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas orarit të ri të njoftuar nga KQZ-ja, qendrat e votimit në të gjithë Republikën pritet të mbyllen në orën 20:00.

Pjesëmarrja në zgjedhje 35.67% deri në orës 19:00

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 19:00 kanë votuar gjithsej 35,67%.

Ky do të ishte edhe rezultati zyrtar, nëse KQZ do të kishte mbyllur procesin në orarin fillestar, por më pas u shty deri në orën 20:00.

Ky është një shifër e ulët, në krahasim me zgjedhjet e para 4 viteve, në të cilën votuan më shumë qytetarë.

E ndarë sipas qarqeve ,votimi deri në orën 19:00 ishte:

Berat 38.02%

Dibër 43.75%

Durrës 33.9%

Elbasan 37.36%

Fier 34.57%

Gjirokastër 35.66%

Korcë 38.43%

Kukës 36.86%

Lezhë 31.59%

Shkodër 32.56%

Tiranë 38.48%

Vlorë 27.7%

Tre orë para përfundimit të procesit të votimit, KQZ: Deri në ora 16.00 kanë votuar 35.78 për qind e qytetarëve

Mbeten më pak se tre orë nga përfundimi i procesit të votimit, megjithatë pjesëmarrja vijon në nivele të ulëta.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 16.00 kanë dalë 35.78 për qind e votuesve me të drejtë vote, ndërkohë që përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Qarkun e Beratit me 43.51 për qind.

Qarku i Gjirokastrës radhitet i dyti me 38.14 për qind, ndërsa në Qarkun e Shkodrës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve deri në ora 16.00, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar 29.55 për qind e votuesve me të drejtë vote.  

Ndryshe, zyrtarë të KQZ-së më herët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangen nga incidentet e mundshme, ndërsa thanë se procesi i votimit po ecën mirë, pavarësisht disa parregullsive të vogla që nuk kanë ndikim në zgjedhje.

Ata po ashtu u bën thirrje liderëve të partive politike që të respektojnë heshtjen zgjedhore, e cila sipas Kodit zgjedhor është në fuqi deri në ora 19.00, kur edhe pritet të mbyllen vendvotimet.

Image

KQZ: Procesi zgjedhor po shkon mbarë

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka thënë se procesi zgjedhor në Shqipëri po ecën mirë, pavarësisht ndonjë parregullsie të dorës së dytë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo incidenteve të mundshme.

Ai në një konferencë për media në Tiranë, ka bërë me dije se procesi zgjedhor është duke u monitoruar në të gjitha pjesët e Shqipërisë dhe se KQZ është i vendosur të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin elektoral.

Image
Klemend Zguri

Zguri: Qytetarët të qëndrojnë larg çdo incidenti të mundshëm

“Jam këtu që t’u bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg çdo incidenti të mundshëm që ka lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U bëj thirrje po ashtu institucioneve ligj-zbatuese të ndjekin hap pas hapi dhe të marrin masa paraprake për të garantuar një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent”, ka thënë Zguri.

Ai po ashtu u bëri thirrje gjithë liderëve politikë të respektojnë ligjin, pikërisht nenin 77 të Kodit Zgjedhor ku thuhet se heshtja zgjedhore vijon deri në orën e mbylljes së votimit, më saktë në ora 19.00.

Për më tepër Zguri ka thënë se nuk ka asnjë urdhër të mos lejuar fjalimet e politikanëve shqiptarë, pavarësisht asaj se kush janë ata.

Zguri: Procesi relativisht po shkon mirë

“Procesi relativisht po shkon mirë, madje shumë mirë, por për shkak të disa parregullsive më duhej që në emër të KQZ-së të dilja dhe t’iu kujtoja personave që merren me administrimin e zgjedhjeve që kanë përgjegjësi në detyrën e tyre, se duhet ta kryejnë detyrën me profesionalizëm, duke respektuar ligjin, Kodin Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe  transparente. Është detyra jonë dhe kjo është ajo që qytetarët presin prej nesh dhe besoj se kështu do të shkojë”, ka thënë Zguri.

***

LSI denoncon abuzimin e radhës për blerjen e votës. Kësaj herë ka qenë komuniteti i romëve për të cilin thuhet të jetë përfshirë të të tilla afera.

Nga pamjet e fotove të ardhura nga zyra e LSI thuhet se tashmë edhe në Gjirokastër janë duke u blerë vota në lagjen e romëve.

Tom Doshi denoncon nga Shkodra: Ditmir Bushati po bën presion në qendrat e votimit

Deputeti i partisë Social Demokrate Tom Doshi ka bër thirrje nga Shkodra që vëzhguesit të jenë më të qetë dhe se kanë marrë masa që asnjë votë të mos preket.

Ai ka thenë se Ditmir Bushati po bën presion në qendrat e votimit dhe se prania e kandidatëve është shqetësuese. Ndër të tjera, Doshi u shpreh se është kërcënuar vëzhguesi i PSD Gjergj Sokoli.

***

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në konferencën e sotme për media në Tiranë ka bërë të ditur se deri në ora 13.00 përqindja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është 25.69 për qind.

Gjatë kumtimit të përqindjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, Hoxhaj ka bërë të ditur se nga 12 qarqe, vetëm ai i Kukësit nuk ka dërguar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në ora 13.00, andaj i ka bërë thirrje komisionarëve të këtij qarku që sa më shpejt ta bëjnë një gjë të tillë.

Hoxhaj: Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime

“Nga 5362 qendra të votimit kanë raportuar vetëm 26 për qind e të gjithë qendrave të votimit, thënë ndryshe 1414 qendra votimit kanë përcjellë të dhënat. Sipas tyre rezulton se në Qarkun e Beratit pjesëmarrja është 27.42 për qind, Diber 29.5 për qind, Durrës 23.0 për qind, Elbasan 23.12 për qind, Fier 21.79 për qind, Gjirokastër 27.23 për qind, Korçë 28.49, Lezhë 31.92 për qind, Shkodrës 31.07 për qind, Tiranë 29.76 për qind, ndërsa në Qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 22.17 për qind. D.m.th. nga 12 qarqe, Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime”, ka thënë Hoxhaj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë komisionarëve të qendrave të votimit patjetër që të hedhin dhe të komunikojnë me qendrën e të dhënave të komisionit zgjedhor dhe të përcjellin të dhënat në sistem, pasi këtë nuk po e bëjnë në mënyrë të rregullt.

Hoxhaj u ka bërë me dije qytetarëve që të komunikojnë me KQZ-në, për të raportuar për parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor. Ajo po ashtu ka bërë thirrje për raportime të drejta nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të mos shkaktohet kaos tek publiku.

Gramsh, banorët bojkotojnë zgjedhjet, ja shkaku

Banorët e fshatut Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë bojkotuar votimin. Mësohet se janë rreth 200 votues në këtë fshat të cilët edhe pse është hapur qendra e votimit, asnjë prej tyre nuk ka hyrë në brendësi për të votuar.

Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur por asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë.

Mësohet se ata janë përreth qendrës por nuk do të votojnë. Një prej banorëve deklaron se arsyeja është mungesa totale e investimeve në këtë zonë

PS reagon ndaj Metës: Presidenti i zgjedhur po shkel Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të LSI për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili sipas saj po shkel me te dyja kembet Kodin Zgjedhor qysh prej dites se djeshme dhe sot ne vazhdim.

PS thotë se përpjekja e zotit Meta per te tensionuar situaten, me deklarata te papergjegjshme dhe deklaratat zyrtare te LSI-se me akuza vulgare ndaj socialisteve dhe vete Policise se Shtetit, jane te denueshme moralisht, politikisht dhe ligjerisht.

Partia Socialiste u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te marrin pjese masivisht ne votim dhe u kerkon te gjithe ekipeve elektorale, votuesve, mbeshtetesve si edhe simpatizanteve te saj, te ruajne qetesine.

“Mos bini pre e provokimeve skandaloze te Presidentit te zgjedhur e te eksponenteve te partise se tij, sidomos te “vezhguesve” te LSI qe ne disa zona jane elemente me precendente penale. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Shqiperise sot me voten tuaj dhe perballoni me shume vetepermbajtje, ofensiven mizerabel te Presidentit te zgjedhur mbi procesin zgjedhor”.

PS nënvizon se keto zgjedhje, jane nisur per te qene me cdo aspekt me te mirat qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere, prandaj cdo zgjedhes e zgjedhese qe merr pjese me qetesi e qytetari ne votime, pavaresisht per ke voton, jep nje kontribut te shkelqyer qytetar e atdhetar.

Në përfundim të deklaratës, PS thotë se partia e Presidentit te zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t’ua prishe dot kete feste demokratike Shqiperise e shqiptareve.

“Sa me shume njerez ne votime sot, aq me e sigurte, me e forte, me e mire, Shqiperia neser”.

Meta ka një mesazh për “kryesadistin” Rama dhe “Haki Drogën”

Nga selia e LSI-së në Lezhë, Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, sulmoi kryeministrin Edi Rama.

Nga Lezha Meta tha se ‘kryesadisti” dhe Haki Droga “do të marrin atë përgjegjësi që nuk i ka shkuar në mëndje nëse do të ketë një viktimë për shkak këtij kursi e dhune ndaj shqiptarëve”

” Nuk do të presim as nga vëzhguesit e OSBE/ ODIHR të na ruajnë votat. Të gjithë të rinjtë e LSI-së të ngrihen në këmbë në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë sepse Shqipëria po hedh verdiktin e saj në mënyrë të vendosur prandaj janë tërbuar zagarët e krysadistit të cilëve u thuhet nëse nuk mbushin kutitë nesër do futen në burg”

 “ Jo vetëm që Shqipëria po e thotë fjalën e saj dhe po e thotë me forcë prandaj kryesadisti është egërsuar dhe u kërkon banditëve që të mbushin Shqipërinë me drogë në këmbim që të dhunojnë të gjithë ata të cilët do të shprehen dhe po shprehen me votën e tyre kundër kësaj platforme dhune ndaj demokracisë, ndaj instituticioneve, ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve por njëkohësisht i bëj të ditur çdo qyetari të Lezhës për çdo shqetësim që ka të më njoftojë menjëherë këtu dhe unë do të jem kudo bashkë me eskortën time, bashkë me të gjithë burrat dhe të rinjtë e Lezhës për ti treguar vendin banditëve që nuk ua tregon dot policia e drogës.  Sot është ora finale që Lezha ti kthehet qytetarisë dhe normalitetit dhe i ftojë të gjithë që të votojnë.” 

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në 30 qendra votimi

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë. Komisionerët janë larguar pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.

Problematika është konfirmuar edhe nga kreu lokal i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi. “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”, thotë Murizi.

Lidhur me tërheqjen e komisionerëve të PD ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha për mediat se “opozita po tenton të bllokojë procesin” duke paralajmëruar se “komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast”.

Ish-trajneri De Biasi voton për Shqipërinë

Gianni de Biasi ka ndërprerë marrëdhëniet me kombëteren por jo me Shqipërinë.

Ish-trajneri i kuq e zinjve, që tashmë ka nënshtetësinë shqiptare, ka votuar sot për zgjedhje parlamentare ne vendin tone.

De Biasi: “Kam rreth 5 vjet që jetoj në Shqipëri e njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të mbetem qytetar shqiptar. Isha i qartë edhe më përpara për idetë e mia”.

Rama e Basha votojnë me dy gishta

Në qendrën e votimit në Surrel kryeministri Edi Rama ka votuar shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama

Rama bëri me dy gishta në momentin e votimit, një simbol i Liri Demokracisë por për këto zgjedhje ka përkuar dhe numri 2 që është renditur Partia Socialiste në listën e votimit.

“I uroj të gjithëve Gëzuar Bajramin dhe qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë. Unë jam besim plotë që do të kemi një ditë shumë të bukur” tha Rama.

Image
Edi Rama, gjatë votimit

Edhe Basha ne momentin kur hodhi votën ne kuti ka votuar me dy gishta. 

Jashtë çerdhes numër 13 në njësinë 8 në kryeqytet, Basha apeloi për pjesmarrje masive në votim.

Basha: Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, është dita kur vendosim me votë, kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Dua tu dërgoj një mesazh çdo shqiptari me të drejtë vote: Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe, ejani dhe hidheni votën tuaj. Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria, mund të ndryshoni jetën tuaj. Në veçanti këtë mesazh e kam për qytetarët e zhgënjyer, për ata që me të drejtë ndihen të braktisur nga politika dhe që nuk shohin shpresë për familjet e tyre, fëmijët e tyre, veten e tyre në Shqipëri. Ky është rasti, kjo është mundësia të bëni diçka për të ndryshuar vendin.

Image
Lulzim Basha, gjatë votimit

Vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni Shqipërinë dhe jetën tuaj. Mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë por është dita kur do të vendosni për  katër vitet e ardhshme për veten dhe familjet tuaja. Merrni pjesë në votime, askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo garë.Garantoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe gjithë infrastrukturën zgjedhore për mbështetjen e PD për një proçes sa më të mbarë.I bëj thirrje policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës, po ashtu do kenë mbështetjen e PD.

Deri në orën 10:00 pesëmarrje në votime 12.16%

Në konferencen e pare per mediat, tre ore nga nisja zyrtare e procesit te votimit ne te gjithe vendin, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht per pjesemarrjen e qytetareve ne votim, deri ne oren 10:00.

Sipas shifrave te KQZ-se, pjesemarrjen me te ulet deri ne kete ore e ka shenuar Korca dhe Vlora, kurse me te larten Berati, Dibra dhe Lezha.

Image
Pjesmarrja deri ne ora 10:00

Meta: Ja për kë nuk duhet të votojnë shqiptarët sot

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka votuar sot në Tiranë i shoqëruar nga bashkëshorja e tij dhe vajza e madhe, Bora, e cila voton për herë të parë. Familja Meta ka qënë në qëndrën e votimit në orën 10:00.

Pas votimit, Meta deklaroi për mediat se ai nuk ka një mesazh se për kë duhet të votojnë shqiptarët, por për kë nuk duhet të votojnë:

"Sot është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin; dita e qytetarëve nuk duhet të jetë dita e politikanëve, - tha ai. - Sepse janë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre, duhet të dëgjohen dhe vendosin.

Nuk kam asnjë mesazh sot se për kë ata duhet të votojnë, por kam një mesazh se për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit të tyre. Ata duhet të votojn ë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet dhe do të tregojnë se liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim, se e ardhmja dhe e tyre dhe e fëmijëve të tyre është e shenjtë për ta në këtë ditë."

Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për demokraicnë, lirinë, dinjitetin e tyre, të ardhmen."

Votuesja e re e familjes, Bora, u gjend e papërgatitur para gazetarëve dhe pyetjeve të tyre dhe e kaloi situatën duke qeshur; në vend të saj e mori fjalën e ëma, deputetja Monika Kryemadhi, e cila vuri në dukje se sot voton si të gjithë, si qytetare e thjeshtë. 

Voton Nishani: Pjesëmarrje masive për demokracinë

Presidenti në ikje i Republikës, Bujar Nishani ka votuar paraditen e së dielës në shkollën “A. Z. Çajupi”.

Në prononcimin për mediat, Nishani ka ftuar qytetarët për një pjesëmarrje sa më masive, në mënyrë që të sigurojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre. 

“Dua t’ju uroj shqiptarëve këtë ditë. Të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Unë besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon falë vullnetit dhe angazhimit të tyre. Sot është dita kur shqiptarët duhet ta tregojnë këtë përmes pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë për ta, për familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët”, ka thënë Nishani. 

Kreu i shtetit ka deklaruar se institucioni i drejtuar prej tij është i shkëputur nga infrastruktura e mbikëqyrjes së procesit zgjedhor. 

“Ajo që dëshiroj unë është që qytetarët të votojnë të paintimiduar, të pakërcënuar dhe mendoj se kjo është më e mira dhe më normalja për të gjithë ne. Duhet të marrim pjesë në votime”, ka shtuar Nishani.

Image
Voton Bujar Nishani

Voton kreu i LSI: Sot, ditë çlirimi nga çdo pikëpamje

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka votuar sot në Tiranë në orën 9:15 dhe ka përcjellë një mesazh:

"Do të doja t’u uroja Bajramin, mijëra e mijëra besimtarëve myslimanë. Ky ishte një muaj sakrificash, por është dhe dita e çlirimit nga çdo pikëpamje. Besoj se mençuria e popullit tonë, që gjithmonë ka bërë diferencën midis të tjerëve do të bëjë diferencën edhe sot për një të ardhme jo më të mirë, por me shpresën për krijimin e një hapësire që gjithë të rinjtë presin.

Shpresoj shumë dhe uroj me gjithë zemër të jetë një proces i qetë. Të kemi maturinë e duhur sië dhe të kemi një proces të mençur dhe një votim të mençur."

Image
Petrit Vasili

Bojkot zgjedhjeve në Pogradec, kjo është arsyeja!

Premtimi për rreth 27 vite për ndërtimin e një rrugë, i cili tashmë është shndërruar në një mashtrim ka bërë që rreth 140 banorë të fshatit Oshtec Trebinjë të bojkotojnë zgjedhjet e ditës së sotme.

Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të votimit kanë qenë të gatshme për të nisur procesin e votimit që prej orës 07:00.

Por duket se këta banorë janë të vendosur për të bojkotuar.

Disa incidente në Durrës, në një QV kërkohet të anulohet votimi

Në lagjen nr 8 të qytetit të Durrësit, është ndërprerë procesi i votimit. Komisioneri i PD-së ka tjetër emër në listë e tjetër është paraqitur me kartën e identitetit

Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit

Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht.

Image
Durrës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pari përfaqësues politik që ushtroi të drejtën e votës.

Veliaj votoi rreth orës 08:50 në shkollën “Fan Noli”, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij.

Veliaj: Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat