Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin Namazi në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin Namazi në sheshin “Skënderbej”

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 06:58
Bajrami në Shqipëri

(E plotësuar) - Mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Fitër Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë. Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë.”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Nënkryetari i KMSH, Gazmend Aga tha se Ramazani është muaj i sakrificës, i bamirësisë, i solidaritetit me ata persona dhe familje që kanë një mijë e një halle në këtë botë.

Aga: Ramazani është muaj i bamirësisë

“Muaj i reflektimit se duhet të jemi më të vetëdijshëm se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për Zotin, për veten tonë dhe mbarë njerëzimin. Ramazani është muaj i sakrificës, i bamirësisë, i solidaritetit me ata persona dhe familje që kanë një mijë e një halle në këtë botë. I solidaritetit me ata njerëz që kanë nevojë për përkushtim dhe vëmendje, por që rrethanat i kanë braktisur në një cep të harresës sonë shoqërore. Ramazani mbetet muaji i vëllazërisë, i një bashkimi të zemrave, i faljes së njëri tjetrit, i lënjes me një anë të mërive. Ramazani na bëri të jemi njerëz më të mirë, më të dëlirë, me të dhimbsur, më të dashur me solidarë, më falës, me të përkushtuar mbi vlerën dhe vlerësimin e vuajtjen e atyre që nuk i kanë këto të mira”, tha ai.

Sipas tij, Ramazani na mësojë se me pak përkushtim të gjithë mund të jemi robër të devotshëm të Zotit.

Aga: Ramazani na mësoi se të gjithë mund të jemi robër të devotshëm të Zotit

“Për një muaj, Ramazani shërbej si një purifikues i ndjenjave dhe mendimeve tona, purifikim ky që ka nevojë të vijoj edhe për 11 muaj të tjerë të vitit. Ramazani na mësoj të jemi njerëz më të mirë, prindër më të mirë, fëmijë më të mirë, bashkëshortë më të mirë, vëllezër dhe motra më të mira. Ramazani na mësoj se me pak përkushtim të gjithë mund të jemi robër të devotshëm të Zotit”, tha ai.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

***

Qindra besimtarë në kryeqytet kryen mëngjesin e kësaj të dielë faljen e Namazit të Fiter Bajramit  në sheshin “Skëndërbej”.

 16 mijë m2 në sheshin “Skënderbej” u vunë në në dispozicion për besimtarët meshkuj, ndërsa 3000 m2 për zonjat besimtare. Rituali i fundit në qendër është bërë në vitin 2009.

 Falja e namazit nisi në orën 05:30  dhe pas përfundimit të ritualit dhe ligjëratave nga imamët, sheshi “Skendërbej” iu kthye aktivitetit normal për tu shfrytëzuar nga qytetarët.

Ndërkohë 350 vendet në parkimin nëntokësor kanë qenë falas nga ora 0500-0700 për besimtarët myslimanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat