Zgjedhjet do të monitorohen nga 5351 vëzhgues vendas dhe të huaj

Shqipëria

Zgjedhjet do të monitorohen nga 5351 vëzhgues vendas dhe të huaj

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:37
ilustrim

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që mbahen në historine e demokracisë shqiptare që pas rrëzimit të diktaturës në 1991.

Për keto zgjedhje do të angazhohen më shumë se 40 mije komisionerë të caktuar nga 5 partitë kryesore, PS, PD, LSI, PR dhe PDIU.

Trupes se komisionerëve do t’i bashkohen edhe 5351 vëzhguesit e proçesit zgjedhor, vëzhguesit afatshkurtër të cilët do të monitorojnë diten e votimit dhe ata afatgjate të cilët monitorojne edhe proçesin e numërimit se bashku me ankimimet e mundshme të partive në Kolegjin Zgjedhor.

Një numër i konsiderueshëm vëzhguesish janë akredituar nga partnerët ndërkombëtarë, OSBE/ODIHR dhe Ambasadat e vendeve te Bashkimit Europian. Në total numri i tyre shkon nq 896 vëzhgues, rreth 100 më shumë se zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Vëzhguesit afatgjate qe do te monitorojne proçesin qe ne fillimet e tij deri sa te shpallet rezultati perfundimtar i certifikuar nga KQZ do te jene 910 persona ndersa ata qe do te monitorojne vetem diten e votimit, jane 3362 persona.

Zgjedhjeve parlamentare i është kushtuar një vëmendje e konsiderueshme edhe nga mediat, me 752 reporterë të akredituar.

 Për t’u theksuar eshte fakti se ne zgjedhjet e 25 qershorit janë akredituar rreth 3000 vëzhgues më pak se 4 vite më parë në 23 qershor 2013, kohë kur zgjedhjet i monitoronin një trupë prej më shumë se 8000 vëzhguesish.

 Zonat ku janë përqendruar më shumë vëzhgues janë qarqet me te medha me numrin me te larte te votuesve ku percaktohet dhe fati i ketyre zgjedhjeve, si Tirana, Vlora, Fieri dhe Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat