Komisionerit të LSI-së i djegin 3 makina në oborr

Shqipëria

Komisionerit të LSI-së i djegin 3 makina në oborr

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:44
Makina e djegur

Një komisioneri të LSI-së mbrëmë rreth orës 02:15 i janë djegur plotësisht tre makina në oborrin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit David Luca, komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli të Sarandës. I dëmtuari ka deklaruar se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të angazhimit të tij në politike me partinë e LSI-së.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të ditës së sotme. Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha.

Më pas kam lajmëruar zjarrëfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli”, -ka deklaruar Luca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat