Në një QV në Kamëz nuk ka nisur votimi, mungojnë dy komisionerë

Shqipëria

Në një QV në Kamëz nuk ka nisur votimi, mungojnë dy komisionerë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:58
Kamza

Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende proçesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e dy komisionerëve, nga PD dhe një nga PR.

Kryetarja e Qendrës së Votimit e argumentoi mungesën e komisionerit të PD me një fatkeqësi familjare, ndërkohë ai i PR nuk është paraqitur dhe nuk dihet arsyeja.

Ajo shtoi më tej se Komisioni është në pritje të mbërritjet së procesverbalit që pritet të  ndërrohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat