Kavaja voton sot për Bashkinë e Kuvendin

Shqipëria

Kavaja voton sot për Bashkinë e Kuvendin

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:23
Kavaja

Ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve që i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e zonës, kavajsit votojnë sot dhe për kryetarin e Bashkisë.

Me futjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhje, Partia Socialiste ndërroi kandidatin e saj, duke hequr Klodian Shehun e duke futur në lojë, Dorian Muratin.
Dorian Murati më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë, ndërsa aktualisht prej disa muajsh është Drejtori i OSHEE-së.

LSI përfaqësohet me kandidatin Maksim Kona, 59-vjeçar me profesion inxhinier. Zoti Kona prej vitesh ka punuar mes Italisë dhe Kavajës.
 
Nga kampi opozitar, kandidat është Isa Sakja, i cili është edhe kryetari i degës së PD-së në Kavajë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat