41-vjeçarja nga Librazhdi kapet me celular gjatë votimit, komisionerët njoftojnë policinë

Shqipëria

41-vjeçarja nga Librazhdi kapet me celular gjatë votimit, komisionerët njoftojnë policinë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 10:47
Ilustrim

Komisioni i Qendrës së Votimit  Nr.2704 të KZAZ Nr.52 në Librazhd, i vendosur tek shtëpia e Kulturës kati i parë, ka kërkuar ndihmën e policisë për ndërhyrje.

Pas kësaj punonjësit e policisë kanë shkuar në qendrën e votimit  Nr.2704 me vendim të komisionit.

Shërbimet e  Policisë pasi kanë marrë kontakt me Kryetarin dhe Sekretarin e Komisionit të Qendrës së votimit  dhe pasi kanë marrë vendimin për ndërhyrje, punonjësit e policisë janë futur në qendrën e votimit dhe janë informuar se kishte patur probleme me procedurën e votimit me V.F, 41 vjeçe  banuese në Librazhd, e cila mbante telefonin në dorë në kohën që po futej tek dhoma e fshehtë.

Në prezencë të punonjësve të policisë dhe të Komisionit mësohet se janë bërë sqarimet e nevojshme me qytetaren e lartpërmendur, e cila më pas votoi sipas rregullave dhe pa probleme. Komisioni nuk pati probleme dhe kërkesa të tjera.

Procesi i votimit në këtë qendër nuk u ndërpre. Me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit Nr.2704, shërbimet e policisë, u larguan nga qendra e votimit. Votimi vazhdon normalisht dhe pa probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat