Berisha, apel zgjedhësve: Partia siçiliste, presion për të blerë vota! Denoncojini, filmojini!

Shqipëria

Berisha, apel zgjedhësve: Partia siçiliste, presion për të blerë vota! Denoncojini, filmojini!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:00
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën e tij sot në Tiranë në orën 9:40 minuta tek qendra e votimit në Liceun Artistik në Tiranë. Ai ka bërë të ditur se qytetarëve në mënyrë masive po i bëhet presion nga PS-ja për t’u blerë votat dhe i ka bërë thirrje atyre të denoncojnë çdo rast.

"Ka pasur raste masive të partisë siciliste, - tha Berisha, - për blerje të votave dhe kam informacione të fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë, Durrës dhe një sërë vendesh të tjera.

I bëj thirrje qytetarëve t'i denoncojnë, fotografojnë, filmojnë në mënyrë që të përballen me fuqinë e ligjit, këta tregtarë të pistë të vullneteve të njerëzve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat