Rama e Basha votojnë me dy gishta

Shqipëria

Rama e Basha votojnë me dy gishta

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:34
Rama e Basha

Në qendrën e votimit në Surrel kryeministri Edi Rama ka votuar shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama

Rama bëri me dy gishta në momentin e votimit, një simbol i Liri Demokracisë por për këto zgjedhje ka përkuar dhe numri 2 që është renditur Partia Socialiste në listën e votimit.

“I uroj të gjithëve Gëzuar Bajramin dhe qoftë një ditë e bukur kjo për Shqipërinë. Unë jam besim plotë që do të kemi një ditë shumë të bukur” tha Rama.

Edhe Basha ne momentin kur hodhi votën ne kuti ka votuar me dy gishta. 

Jashtë çerdhes numër 13 në njësinë 8 në kryeqytet, Basha apeloi për pjesmarrje masive në votim.

Basha: Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, është dita kur vendosim me votë, kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Dua tu dërgoj një mesazh çdo shqiptari me të drejtë vote: Mos mungoni në këtë vendimmarrje të madhe, ejani dhe hidheni votën tuaj. Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria, mund të ndryshoni jetën tuaj. Në veçanti këtë mesazh e kam për qytetarët e zhgënjyer, për ata që me të drejtë ndihen të braktisur nga politika dhe që nuk shohin shpresë për familjet e tyre, fëmijët e tyre, veten e tyre në Shqipëri. Ky është rasti, kjo është mundësia të bëni diçka për të ndryshuar vendin.

Vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni Shqipërinë dhe jetën tuaj. Mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë por është dita kur do të vendosni për  katër vitet e ardhshme për veten dhe familjet tuaja. Merrni pjesë në votime, askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo garë.Garantoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe gjithë infrastrukturën zgjedhore për mbështetjen e PD për një proçes sa më të mbarë.I bëj thirrje policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës, po ashtu do kenë mbështetjen e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat