PD tërheq komisionerët në 30 qendra votimi në Lushnje e Divjakë, bllokohet përkohësisht procesi

Shqipëria

PD tërheq komisionerët në 30 qendra votimi në Lushnje e Divjakë, bllokohet përkohësisht procesi

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:52
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë. Komisionerët janë larguar pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.

Problematika është konfirmuar edhe nga kreu lokal i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi. “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”, thotë Murizi.

Lidhur me tërheqjen e komisionerëve të PD ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha për mediat se “opozita po tenton të bllokojë procesin” duke paralajmëruar se “komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat