Situata e tensionuar, pas Metës edhe Llalla drejt Lezhës

Shqipëria

Situata e tensionuar, pas Metës edhe Llalla drejt Lezhës

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:41
Adriatik Llalla

Nga të gjithë qarqet në Shqipëri, duket se qarku i Lezhës ka prodhuar më shumë incidentet, si gjatë fushatës elektorale, po ashtu edhe gjatë ditës së sotme.

Akoma më shumë e ka nxehur situatën, ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku një aktivist i LSI-së është goditur nga përfaqësues të PS-së, ku dyshohet se njëri prej autorëve është nipi i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka.

Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje ish-kreu i LSI-së Ilir Meta shkoi në mënyrë urgjente në Lezhë, ku deklaroi se do të denoncojë në prokurori shefat vendorë të policisë, pasi nuk kanë vepruar për të kapur kriminelët.

Pas këtyre deklaratave, në drejtim të Lezhës është nisur edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ku mësohet se do të mbajë takime me prokurorët e gatshëm që ndodhen në këtë qytet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat