Kandidati për deputet dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në Delvinë

Shqipëria

Kandidati për deputet dëshmitar i ngjarjes së paprecedentë në Delvinë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:44
Lista e partive

Mesditën e sotme, një grua në Delvinë ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit, dy fletë votimi.

Denoncimin në polici e ka bërë një kandidat për deputetë që thotë se e ka parë këtë skenë me sytë e tij. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 ku R.B., kandidat për deputet i një subjekti politik, ka deklaruar se në Qendrën e Votimit 4619 pranë spitalit, Delvinë, ka parë një grua e cila ka hedhur në tokë jashtë qendrës së votimit 2 fletë të ngjashme si fletët e votimit dhe pretendon se ato janë imituese ose të falsifikuara.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e fletëve të konstatuara, të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e saktë të tyre.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe sqarimin e këtij rasti, thotë policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat