“Kryemadhi ka angazhuar njerëz me precedent penal”, reagon LSI: Mercenarët e Haki Drogës

Shqipëria

“Kryemadhi ka angazhuar njerëz me precedent penal”, reagon LSI: Mercenarët e Haki Drogës

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:28
Monika Kryemadhi

Pas akuzave të bëra nga Partia Socialiste e Elbasanit, për angazhimin e personave me precedentë penal nga ana e kandidates për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, ka reaguar edhe dega e LSI në këtë qytet me anë të një deklarate.

Përfaqësuesit e kësaj force politike në Elbasan, kanë reaguar duke denoncuar sjelljen e disa përfaqësuesve  të PS.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Elbasan, denoncon publikisht sjelljen anti-demokratike të disa përfaqësuesve të PS në Elbasan me në krye Taulant Ballën, të cilët edhe sot, në ditën e votimit, pas shpërndarjes sistematike të parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurëse të drogës së Rilindjes, vazhdojnë me strategjinë e tyre të presionit ndaj qytetarëve, kërcënimit me vendet e punës apo ndihmën ekonomike, dhe së fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja për arrestime të drejtuesve të LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore të përfaqësuesve zgjedhore të saj e plot shpifje të tjera”, shkruhet në deklaratën për mediat të kësaj force politike.

Deklarata e plotë:

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Elbasan, denoncon publikisht sjelljen anti-demokratike të disa përfaqësuesve të PS në Elbasan me në krye Taulant Ballën, të cilët edhe sot, në ditën e votimit, pas shpërndarjes sistematike të parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurëse të drogës së Rilindjes, vazhdojnë me strategjinë e tyre të presionit ndaj qytetarëve, kërcënimit me vendet e punës apo ndihmën ekonomike, dhe së fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja për arrestime të drejtuesve të LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore të përfaqësuesve zgjedhore të saj e plot shpifje të tjera. Këtyre manipulimeve dhe shpifjeve, për hir të së vërtetës, u doli boja shumë shpejt.

Kulmin e arriti tani, kur ky përfaqësues i Rilindjes, i cili vlerën e vetme politike ka mashtrimin dhe gjuhen e helmatosur dhe përbaltëse, shpif për gjoja mobilizim të personave me precedentë ligjore në mbrojtjen e votave të LSI.

I bëjmë të qarte shpifësit, mashtruesit dhe përbaltësit Taulant Balta se ata që mbrojnë votën e LSI janë qytetarët e ndershëm, që nuk pranojnë presionet e kërcënimet, dhunën e bandave të Rilindjes dhe mercenarëve të tyre, të cilët veprojnë të lirë, shpesh nën hundën e Policisë së Haki Drogës.

Prandaj, i bëjmë thirrje që ai të ndalojë zanatin e tij të mashtruesit publik dhe të presë me qetësi ndëshkimin që do i vijë shumë shpejt nga qytetarët e lirë të Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat