Kryemadhi akuzon ashpër Ballën: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës, vajte tek…!

Shqipëria

Kryemadhi akuzon ashpër Ballën: Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës, vajte tek…!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 16:38
Taulant Balla

Monika Kryemadhi ka ironizuar përmes një postimit në rrjetin e saj social kundërshtarin e saj socialist në Elbasan, Taulant Ballën, duke i kushtuar një këngë dhe një paralajmërim.

Nënkryetarja e LSI-së akuzon Ballën se ai prej një muaji ka denoncuar të paktën 300 të rinj të LSI-së që ata të mos jenë të lirë këtë të dielë, teksa vetë, sipas Kryemadhit, socialisti udhëton me kriminelë nëpër makina të blinduara dhe pa targa, me qëllim kërcënimin e sa më shumë qytetarëve.

“Shpreh keqardhjen që Dega e Rilindjes në Elbasan, me një gjuhë të papërshtatshme dhe e frikësuar për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve më akuzon mua dhe bashkëpunëtorët e mi për incidente që mbajnë autorësine e disa rilindasëve që drejtohen nga Taulant Balla. Këtij të fundit i kujtoj dhe njëherë se çdo përpjekje për të ndaluar dhe shoqëruar në polici njerëz të pafajshëm është krejt i kotë sepse çdo votues i qarkut te Elbasanit, do apo nuk do Taulanti apo levat e tij në policinë e shtetit, do ta shprehë vullnetin me votën e lirë. Prej një muaj deputeti Balla ka denoncuar të paktën 300 të rinj,kryesisht studentë dhe gjimnazistë apo dhe të moshuar të njohur si përkrahës të LSI,vetëm e vetëm që ata mos të jenë të lirë ditën e votimit. Sikundër ka vijuar i qetë të shoqërohet nga kriminelët që lëvizin me makina të blinduara dhe pa targa dhe kërcënojnë çdo ditë qytetarët. Çdo përpjekje për të trembur të moshuarit apo gjimnazistët është e kotë, çdo tentativë për të arrestuar të pafajshëm është një farsë, sepse sado pushtet të kesh, popullin nuk e arreston dot.”- shprehet Kryemadhi.

Kryesuesja e listës së deputetëve të LSI-së në Elbasan numëron gjithashtu dhe personat që janë vënë në krye nga PS në këtë qark për të shantazhuar dhe blerë votat e qytetarëve. Në fundit të reagimit të saj Monika Kryemadhi ironizon Taulant Ballën me një këngë të filmit shqiptar, “Taulanti kërkon një motër”, por sipas nënkryetares së LSI-së, Taulant Ball aka nisur të kërkojë votën.

"Ne distancohemi nga deklaratat e Taulant Ballës dhe i kujtojmë se bandë kriminale nuk janë të rinjtë e LSI por banda e tij e kryesuar nga kryetari i bashkisë së Librazhit Kastriot Gurra që ushtron shantazhe deri me jetë, apo ish truproja e tij që sot është nënkryetari i bashkisë së Librazhdit Avni Mema, apo për shpërndarjen e parave që kryesohet nga Kasem Balla ,babai i deputetit dhe Vladimir Balla, vellai i Taulantit. I kujtoj Taulantit kryetarin e bashkisë së Belshit që dhe sot kërcënon njerëzit në qendrat e votimit, apo kamionin me miell që u kap duke u shpërndarë miell zonave te varfra në Gramsh në këmbim të votës.

Ndaj sot Taulantit dhe falangave të tij në policinë e shtetit më duhet ti paralajmëroj për herë të fundit të qendrojnë larg votuesve dhe vullnetit të tyre, sepse kjo është një ditë e shënuar për popullin shqiptar. Dhe askush, sado të abuzojë me pushtetin dhe forcën nuk do mund ta prishë dot. Vullneti i popullit të Elbasanit është sot në kutitë e votimit dhe çdo votë do të numërohët si vendimi i qytetarëve për të larguar krimin nga policia dhe politikën nga krimi. Eh mor Taulant, nga kërkimi i motrës vajte te kërkimi i votës. Prandaj po të përshëndes me "Taulanti kërkon motër"- shkruan kryemadhi teksa reagimin e shoqëron me këtë video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat