Votoi dy herë, shoqërohet në polici komisioneri i LSI në Korçë

Shqipëria

Votoi dy herë, shoqërohet në polici komisioneri i LSI në Korçë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

Komisioneri i LSI-së në një qendër votimi në Korçë është shoqëruar në polici.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Andimiano Ravolli, komisioner në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barc të Bashkisë Korçë rezulton se ka votuar dy herë. 

Burime për ‘BalkanWeb’ pohuan se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë ne qendrën ku ishte i regjistruar në listë. Sakaq, ai po merret aktualisht në pyetje në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat