Ministri Demiraj thirrje shqiptarëve: Nëse një punonjës policie abuzon me ju, ja ku të telefononi!

Shqipëria

Ministri Demiraj thirrje shqiptarëve: Nëse një punonjës policie abuzon me ju, ja ku të telefononi!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:43
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve, duke i vënë në dispozicion dy numra telefoni, në rast se ata përballen me raste abuzimi apo dhune nga ana e punonjësve të policisë.

Ministri teknik i PD-së nuk ka harruar gjithashtu që t’i bëjë thirrje politikanëve dhe partive politike që të mbështesin Policinë e Shtetit, kundër atyre që ai i ka cilësuar si grupe me tendenca kriminale.

"Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit".- shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat