Mesazhi i Luan Ramës: Tanimë vëmendja tek procesi numërimit. Do të ruajmë çdo votë!

Shqipëria

Mesazhi i Luan Ramës: Tanimë vëmendja tek procesi numërimit. Do të ruajmë çdo votë!

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 21:12
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social disa minuta pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit në Shqipëri.

Luan Rama shkruan se asnjë sondazh nuk mund ta tjetërsojë votën e qytetarëve shqiptarë. Më tutje numri dy i LSI-së thekson se tashmë e gjithë vëmendja do të jetë tek procesi i numërimit të votave, për të mbrojtur çdonjërën prej tyre.

Statusi i Luan Ramës:

Nuk ka sondazh që të mund të tjetërsojë votën e qytetarëve! Komisionerët, vëzhguesit dhe të gjitha grupet tona të vëzhgimit mendjen vetëm tek procesi, për të mbrojtur çdo votë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat