Projeksioni i mesditës, ja sa vota ka deri në orën 12:00, PS, PD, LSI dhe të tjerat

Shqipëria

Projeksioni i mesditës, ja sa vota ka deri në orën 12:00, PS, PD, LSI dhe të tjerat

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 12:49
Shqipëri

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt përfundimit të gjysmës së kutive, deri më tani vërehet që PS-ja po e mban trendin e fitores tek 50 % e votave në shkallë vendi.

Deri në orën 12:00 janë numëruar 2323 nga 5362 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Në bazë të llogaritjeve të deritanishme PS ka marrë 50 % të votave, PD me 28 % të votave, ndërsa LSI-ja është në 15 % të votave.

Ndërsa PDIU-ja marrë deri më tani 4.4 % të votave, ndërsa Libra e Ben Blushit 1.2 % të votave.

Partitë e tjera kanë rezultate të papërfillshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat