"Jam kundër brohorimave, por...", Majko ja atribuon "bojkotin" partive të tjera

Shqipëria

"Jam kundër brohorimave, por...", Majko ja atribuon "bojkotin" partive të tjera

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:06
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko po ndjek procesin e numërimit të votave në Njësinë numër 5, nga ku flet për rezultatin e pritshëm nga Partia Socialste, duke treguar kujdes për aleancat e ardhshme.

“Ne po diskutojmë sipas çdo kutie, projeksionin më të mirë  që kemi patur në vitin 2013 dhe vitin 2015, pra gjithçka që po nxjerrim si rezultat e kemi më të mirë sesa e kemi patur. Projeksioni mbetet gjithmonë projeksion, duhet lexuar vota e të gjithëve me qetësinë e duhur. Unë jam kundër brohorimave, por padiskutim ndihem shumë i kënaqur me atë çfarë ka dalë si rezultat për Partinë Socialiste deri tani.”, - u shpreh Majko për Tv Klan.

Pandeli Majko ka shprehur bindjen se mospjesëmarrja e qytetarëve nuk i dedikohet Partisë Socialiste, por mënyrës së ndërtimit të politikës nga partitë e tjera.

“Do të lexojmë edhe ato që nuk kanë votuar. Mendoj që të gjitha partitë kanë çfarë të reflektojnë, qoftë për pozitivisht, qoftë për negativisht”, ka thënë Majko.  

Gjithashtu deputeti Majko tha se, në qoftëse PS merr 71, 72 ose 73 mandate, do të qeverisë e vetme nga pikëpamja e ekzekutivit, ndërsa nga ajo e reformave do të ketë marrëveshje më të gjerë, pasi dy partitë kryesore kanë vënë në tavolinën e bisedimeve në situatën paszgjedhore reformën kushtetuese, vazhdimin e reformës në drejtësi dhe reforma të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat