PS-ja humb në Kukës, por Kodheli e kënaqur me rezultatin

Shqipëria

PS-ja humb në Kukës, por Kodheli e kënaqur me rezultatin

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:15
Mimi Kodheli

Edhe pse në zgjedhjet parlamentare të zhvilluar ditën e djeshme PS-ja humbi në qarkun e Kukësit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndihet e lumtur me rezultatin që ka marrë.

Në një postim në ‘Facebook’, Kodheli thotë se në këtë qark, ndryshe nga herët e tjera kur PD-ja dilte para 11 mijë vota, në këto zgjedhje ka dalë më pak se 2 mijë vota.

“E nderuar qe do perfaqesoj Kuksianet, Hasjanet dhe Tropojanet. Procesi ka qene i qete dhe per kete falenderoj te gjithe qytetaret. Kemi pasur nje rezultat historik ne Tropoje. Te gjitha qendrat e votimit rritje per PS. Ne bashkine Kukes, PS kryeson me 1800 vota mbi PD, nje tjeter arritje historike. Partia Socialiste e qarkut Kukes ka arritjen me te madhe ne kete fushate elektorale. Nga 11.100 vota qe ishte diferenca mes PD dhe PS, sot jemi vetem 1.100 vota. Megjithe investimet e rilindjes urbane qe kane prekur te tre kryqendrat e ketij qarku, serish ka nevoje per me shume investime. Prioritet do te jete punesimi i te rinjeve, ndertimi i nje infrastrukture per te gjithe zonat rurale si dhe permiresimi i sherbimeve. Kukesi, Hasi dhe Tropoja votojne Partine Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama per te drejtuar vendin, per shtet,pune dhe mireqenie” shprehet Kodheli nga Kukesi.

Në Kukës PS-ja mori një deputet, kurse PD-ja dy deputetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat