Mbetet jashtë Kuvendit, por Erisa Xhixho ka gjetur fitoren e saj të madhe!

Shqipëria

Mbetet jashtë Kuvendit, por Erisa Xhixho ka gjetur fitoren e saj të madhe!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:19
Erisa Xhixho

Erisa Xhixho nuk mundi të fitonte mandatin e deputetes. Ajo ishte e radhitur e treta në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit, por kjo forcë politike mund të marrë vetëm dy mandate në këtë qark.

Megjithatë, ajo nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë qytetarët, të rinjtë, gratë e vajzat në qarkun e Fierit që e mbështetën në këtë rrugëtim të sajin.

“Faleminderit nga zemra LRI Fier dhe gjithe te rinjve qarkut Fier, grave, vajzave dhe qytetareve per cdo shtrengim duarsh, dashuri, buzeqeshje qe me keni dhuruar me gjithe sinqeritetin e nje miqesie qe fitova fale jush. Kjo eshte fitorja ime me e madhe. Pavaresisht gjithckaje une fitova miqesine tuaj duke bere nje fushate me emocion ,me shume dashuri dhe model europian sic une e deshiroja. Ne treguam qytetari dhe nje politike ndryshe e cila sapo ka filluar betejen e saj ,misioni vazhdon…”, shkraun Xhixho në rrjetin social Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat