Kërkohet rikthimi i Sali Berishës për të ringritur PD

Shqipëria

Kërkohet rikthimi i Sali Berishës për të ringritur PD

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:25
Sali Berisha

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisioni “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. 

Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj. Më tej Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. 

Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat