Der Standard: Artisti i shkujdesur që di të bëjë për vete politikanët perëndimorë, dy anët e Edi Ramës

Shqipëria

Der Standard: Artisti i shkujdesur që di të bëjë për vete politikanët perëndimorë, dy anët e Edi Ramës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 qershor 2017 Në ora: 07:08
Edi Rama

Gjatë kohës kur ti flet me atë, ai vizaton me kënaqësi ornamente në letër. 52 vjeçari artist, Edi Rama, mund të jetë simpatik nëse kjo i shërben atij dhe ai e dije mbi të gjitha sesi ti kënaq politikanët perëndimorë, shkruan Adelheid Wolfl për “Der Standard”. Por ish basketbollisti dy metra i gjatë dijë të jetë edhe arrogant, në kohën kur mendon, që ai është i papërmbajtshëm.

“Edi” siç e emërtojnë shumica, filloi studimet për art në 1982 në Tiranë dhe ishe pjesë e lëvizjes studentore. Në 1994, pra tre vjet pas rrëzimit të komunizmit, shkoi në Paris dhe u rikthye në 1997, për t’u bërë ministër i kulturës një vit më vonë. Me një udhëheqje prej rebeli ai fitoi zemrat e shumë mbështetësve dhe në 2000 u zgjodh kryebashkiar i Tiranës, ndërsa edhe sot e kësaj dite Tirana ka sharmin e ngjyrave të tij mediterane.

Në fund media austriake shkruan se prej 2013, kur ai u zgjodh kryeministër, filluan përherë të parë shumë banorë të paguajnë drita, ndërsa nga perëndimi është vlerësuar për reformat në drejtësi. Me buzëqeshjen tij karakteristike ai rindërtoi marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa në rajon ai është edhe i padashur, për shkak të përzierjes në politikën e brendshme të Maqedonisë - kjo edhe për kërcënimet për “Shqipërinë e madhe”.

“Por në vendin e tij kjo nuk është vlerësuar shumë. Ai akuzohet se ka kriminalizuar vendin dhe një pjesë e tyre janë edhe në mbrojtje. Veçanërisht shqetësuese është fakti i kanabizimit të vendit. Por politikisht kjo nuk e ka dëmtuar. Përkundrazi: gjatë zgjedhjeve të së dielës partia e tij është plus shtatë pikë. Nga 2010 Edi Rama është i martuar me ekonomisten Lindita Rama. Nga martesa e parë Rama ka një djalë me emrin Gregor."/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat