Kandidati i PD në Elbasan: Humbja jo për faj të Bashës, mua më kërkonin lekë qytetarët në fushatë

Shqipëria

Kandidati i PD në Elbasan: Humbja jo për faj të Bashës, mua më kërkonin lekë qytetarët në fushatë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 08:03
Fitim Zekthi

Kandidati i PD-së, i gjashti në listën e Elbasanit, që nuk mundit të futet në Kuvend pasi nuk mori votat e nevojshme ka reaguar me nje status te gjate, duke numeruar arsyet e humbjes.

Fitim Zekthi shkruan në shenimin e tij ne FB se humbja nuk ishte per faj te kryedemokratit Basha, si po e ‘kryqezojne’, por per shume arsye te tjera. Ai shkruan se atij i kerkon leke qytetaret ne Elbasan.

Postimi i Fitim Zekthit

Ka nisur nje gare e ethshme per te gjetur shkaqet e humbjes se PD qe nga fajesimi i Bashes per listen e kandidateve, per marreveshjen me Ramen, per dobesine e tij si lider politik e deri tek glorifikimi i Rames.

Nuk e di c’qendrim do mbaje PD por sa me takon mua dua te them se Shqiperia ka hyre ne nje krize te pashembullt, ka hyre ne krizen e mospranimit te krizes, e moskuptimit apo mosdashjes se kuptimit te krizes.

Zgjedhjet u blene masivisht dhe kjo blerje po legjitimohet duke mos u pare me lebeti si fundi i gropes ku jemi por si rast per te justifikuar fitoren apo lare hesape. Po flas per zonen ku isha ne fushate vete: ne asnje fshat kandidati i PS M Ulqini nuk zhvilloi dot nje takim sepse njerezit e perzinin me zemerate per genjeshtrat qe u kishte bere per parate e pamarra prej 3 vitesh te duhanit, per mungesen e ujit te pijshem, per varferine e madhe etj. Takimet qe pata ishin shfryrje inati ndaj kryeministrit Rama qe te gjitha.

Gjate fushates njerezit e PS leviznin vetem naten dhe shkonin neper shtepi. Rezultati ishte shokues: ne qendren e votimit Marinez ku PD ka fituar edhe ne 2013 pas 8 vitesh pushtet, nje qender fuqimisht e djathte PS u dyfishua dhe PD u ul duke humbur thelle. Ne qendren Trojas me e djathta ne gjithe Dumrene, ku une jam lindur dhe rritur, ku PD ka fituar edhe ne 1997 jo me ne zgjedhje te tjera, PD humbi per here te pare.

Ne qendren Lisaj, fshati i me i thelle i Dumrese, fshat pa rruge, pa uje, ku njerezit nuk kane marre parate e duhanit te shitur, fshat ku pata nje takim dy oresh ku ata shprehen gjithe vrerin kunder Rames dhe Ulqinit, PD mori 6 vota. Ajo nuk mori as votat ekomisionereve dhe vezhguesve te saj. Thuajse ne cdo qender eshte e njejta gje, une nuk po i permend me radhe.

Ne Belsh gjithkush e di c’ka ndodhur, sic e dine ne Cerrik dhe fshatrat perrreth sepse e kane pare dhe jetuar. PS, LSI dhe PDIU kane blere vota. Jemi ne nje gjendje te mjere: nje pjese shume e madhe duan para, pra te vete njerezit ka hyre fort kjo kulture e shitjes. Mua vete me kerkuan para.

Njerez qe i njoh me vite me thonin: Fitim ti e di ne jemi djathtas por ata po marrin leke, po japin leke, do na jepni gje? Eshte e tmerrshme por e vertete. Per mua rezultati i marre nga PD perballe lekeve te PS, atyre te LSI dhe PDIU eshte gjigand. Votuesi i PD eshte ndergjegja morale e jona si popull ndonese pakice. Halli i vendit eshte shume i madh dhe nuk e di c’mund te behet per te dale nga ky hall.

Basha mund te kete faje sa te duash apo mund te kete njerez me inate personale pa fund ndaj tij por zgjedhjet u humben per arsye qe e tejkalojne Bashen. Eshte e pandershme gjithe ajo qe po ndodh duke u turrur kunder Bashes dhe lene m’anash shitjen, blerjen dhe gjithe trukimin e neveritshem.

Do Zoti gjenden njerez dhe arsye per tu marre me kete mynxyre para te ciles fati politik i kujtdo eshte fare pa vlere, qofte ky edhe i Bashes.

Nuk eshte Basha problemi dhe nuk e ka ai fajin per kete blerje te organizuar ne menyre kirurgjijale qender per qender votimi. Ai nuk kishte shanse ta ndalte kete gje. Per te tjera ceshtje eshte muhabet tjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat