Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen mandatet

Shqipëria

Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë, ja si ndahen mandatet

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 08:30
Lezhë

Në Lezhë ka përfunduar numërimi i 263 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 30,241 vota ose 41.48 % të votave.

PD vjen e dyta me 27, 488 vota ose 37.7 % të votave. LSI renditet e treta me 11,210vota ose 15.38 % të votave.

Në Lezhë ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat, shkruan TCH.

Por kush janë deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Lezhës:
PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi
2-Lindita Metaliaj
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat