Prestigjiozja zvicerane: Fitorja e Edi Ramës nuk është mundësi vetëm për shqiptarët, ja roli që mund të luante ai në rajon

Shqipëria

Prestigjiozja zvicerane: Fitorja e Edi Ramës nuk është mundësi vetëm për shqiptarët, ja roli që mund të luante ai në rajon

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 qershor 2017 Në ora: 08:51
Edi Rama

Me socialistin Rama Shqipëria ka zgjedhur një shef jo konvencional. Përpjekja e tij për të thyer tabutë mund të sjellë impulse të reja për Ballkanin, shkruan Andreas Ernst për median zvicerane “NZZ”.

Duke kujtuar veshjet e Edi Ramës nëpër kancelaritë europiane, media zvicerane e quan Edi Ramën jo-konformist dhe se ai nuk është vetëm politikan i suksesshëm por edhe artist.

“Për dallim nga Winston Churchill ose George W. Bush, Edi Rama nuk ushtron artin vetëm në kohën e lirë, por edhe në ditët e punës në kryeministri. Kjo e ndihmon atë të përqëndrohet, thotë ai, i cili pëlqen «écriture automatique» dhe ku disa nga pikturat shumëngjyrëshe të tij ndodhen në galerinë me renome të Nju Jorkut, Marian Goodman ,” përcjell botasot.info. “Sa i takon politikës Edi Rama prish koalicionet, përjashton kundërshtarët nga partia dhe polarizon me imazhin e tij publik. Si orator dhe partner bisedimesh, Rama ka karizmë, sharm dhe me batutat e tij nxjer në pah egon e tij.”

Në lidhje me problemet e brendshme të Shqipërisë prestigjiozja zvicerane thekson se rritja ekonomike është e ulët (3 përqind), ndërsa përkundër përmirësimit të lidhjeve rrugore me fqinjët, akoma është e pamjaftueshme. Përparime ka në reformat e administratës dhe me shpresë së shpejti edhe në drejtësi.

Profili i Edi Ramës në rajon

Edi Rama luan rolin e avokatëve të gjithë shqiptarëve dhe Tirana rolin e kryeqytetit kulturor ku duhen të orientohen shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Përzierja e Edi Ramës te shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë kanë zemëruar Beogradin dhe Shkupin.

“Rama dhe Vuçiç konkurrojnë edhe te kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi të dy shihen si figurat qendrore të rajonit. Dinamika e tyre mund të përdoret edhe në mënyrë konstruktive. Të dy janë politikanë jo-konvencionalë, që janë të gatshëm të thyejnë tabutë dhe për t’u futur në histori,” shkruan në fund “NZZ”. “Rama dhe Vuçiç mund të luajnë rol të rëndësishëm pasi mund të ushtrojnë ndikimin te banorët shqiptarë dhe serbë në Kosovë, Bosnjë dhe Maqedoni.”

Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të sjellte për udhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Andaj fitorja e Edi Ramës nuk është shansë vetëm për shqiptarët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat