Kutitë e fundit - Beteja për Tiranën, Spartak Braho mbetet jashtë, LSI shpëton Luan Ramën

Shqipëria

Kutitë e fundit - Beteja për Tiranën, Spartak Braho mbetet jashtë, LSI shpëton Luan Ramën

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 09:46
Tirana

Në qarkun e Tiranës kanë mbetur edhe 75 kuti votimi për numërim. Rezultatet e deritanishme i japin 18 mandate PS.

Vija e emrave fitues në listën e PS-së ndërpritet pikërisht tek deputeti Spartak Braho, i 19 në listë që me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature.

Jashtë listës fituese mbetet dhe Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, sikundër dhe kryetari i FRESSH Elio Hyska.

Ndërkohë LSI ka mundur të shpëtojë mandatin e nënkryetarit të LSI-së Luan Rama që është i 5 në listë.

Tek demokratët që deri tani janë në nivelin e 11 mandateve, lista e fituesve mbyllet me Dashamir Shehi, duke mbetur jashtë deputeti Gerti Bogdani.

Në ethe për të rikonfirmuar si deputet kryetarin e saj  Shpëtim Idrizi është edhe PDIU, e cila ka marrë 11.566 vota ose 2.97%. Ndërkohë nuk ka asnjë shans për deputeten Mesila Doda që mbetet jashtë Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat